Kronika 12 February 2025, 22:10 Nga VNA

Çfarë ndodhi në seancën me dyer të mbyllura në GJKKO? Përplasje mes Erion Veliajt dhe Olsi Dados

Ndaje në Whatsapp
Çfarë ndodhi në seancën me dyer të mbyllura në

VNA ka mësuar disa nga debatet e zhvilluara sot në seancën e GJKKO, ku pritet të merret vendimi për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij dhe të akuzuarit e tjerë.

Në fjalën e tij para trupës gjykuese, Veliaj tha:

“Nuk më është shpjeguar edhe sot pse jam i arrestuar. Unë jam kryetar bashkie, i votuar nga populli i Tiranës dhe kam bërë detyrën time. I kam hyrë në hak familjes, sepse kam punuar edhe të shtunave, të dielave dhe gjatë festave. Por, mallkuar qoftë ai që punon në këtë vend, sepse bëhet objekt sulmi dhe përfundon në situatën ku jam unë sot. Vila në Qerret nuk është e jona. Është e natyrshme që aty të gjenden lodrat e fëmijës tim, pasi bashkëshortja ime është fëmijë i vetëm dhe vjehrra ime ka atë shtëpi. Nuk e kuptoj pse duket kaq e panatyrshme që të jenë lodrat e fëmijës në shtëpinë e gjyshes.”

Më tej, Veliaj shtoi: “Bashkëshortja ime është një kryezonjë dhe është përndjekur në mënyrë perverse.”

Në këtë moment ndërhyri prokurori Olsi Dado, duke e paralajmëruar që të ruajë etikën në komunikim. Veliaj reagoi: “Pse të dogji? Nuk përmenda emra. Me këtë fjali kisha parasysh median dhe politikën.”

Prokurori ia ktheu: “Sepse i ke shkruar në Facebook. Këtu nuk je në Facebook, ndaj përmbahu provave dhe fakteve.”

Më pas, prokurori Dado shtoi: “Të gjitha veshjet kishin kod unik dhe ishin veshje personale, përfshirë buzëkuq dhe bizhuteri.”

Në lidhje me të arrestuarit e tjerë:

• Elman Abule, i ndaluar me masë arresti në burg, kërkoi heqjen e masës së sigurisë përballë një garancie pasurore.

• Fatmir Bektashi kërkoi që të caktohet e njëjta datë për paraqitjen në gjyq si në çështjen e dosjes “Partizani”.

• Gentian Sula kërkoi që të paraqitet një herë në muaj për shkak të arsyeve shëndetësore.

• Meriman Palushi kërkoi heqjen e masës së sigurisë ose që të paraqitet dy herë në muaj në organet gjyqësore.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme