Kronika 13 February 2025, 10:53 Nga VNA

"Sky ECC", Kushtetuesja: Për Pëllumb Gjokën SPAK su bazua vetëm në përgjime, pavlefshmërinë ta kërkojë gjatë gjykimit në themel

Ndaje në Whatsapp
"Sky ECC", Kushtetuesja: Për Pëllumb Gjokën SPAK su

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin lidhur me ligjshmërinë e komunikimeve të Sky ECC, mbi bazën e të cilave janë goditur shumë grupe kriminale. Kushtetuesja u vu në lëvizje nga investitori strategjik Pëllumb Gjoka që kërkonte heqje të masës së sigurisë, por njëherazi dhe papërdorshmërinë e përgjimeve që erdhën nga autoritetet franceze.

Gjoka pretendonte se SPAK ishte bazuar vetëm në përgjimet e Sky ECC kur kishte caktuar masës së sigurisë për akuzat për vrasje e grup kriminal. Por gjykata Kushtetuese pasi ka analizuar çështjen thekson se “Gjykata vëren se në drejtim të krijimit të dyshimit të arsyeshëm, si standardi që kërkohet të përmbushet në këtë moment dhe fazë të procedimit penal, ai nuk rezulton të jetë bazuar vetëm në komunikimet e kryera në aplikacionin Sky ECC të marra përmes letërporosisë, por edhe mbi të dhëna të tjera të përftuara gjatë veprimtarisë hetimore apo të marra nga procedime të tjera penale, të cilat, në tërësinë e tyre, nuk duket se kanë qenë të pamjaftueshme për të krijuar dyshimin e arsyeshëm, si kushti sine qua non për kufizimin e lirisë personale të kërkuesit. Siç kanë arsyetuar edhe gjykatat e zakonshme në këtë drejtim, dyshimi i arsyeshëm nuk është bazuar vetëm në komunikimet e kryera në aplikacionin Sky ECC, por edhe në provat e tjera materiale, provat dokument apo ato të zbuluara përmes veprimeve të papërsëritshme nga organi procedues, të cilat janë analizuar nga ato gjykata”. Lidhur me vlefshmërinë e përgjimeve, Kushtetuesja thotë se kërkuesi ka mundësi ta shtrojë këtë çështje për zgjedhje gjatë gjykimit të themelit.

“Në gjykimin në themel, në të cilin merren dhe formësohen provat, kërkuesi ka mundësinë dhe të drejtën që të kundërshtojë, në drejtim të ligjshmërisë dhe përdorshmërisë së tyre, edhe komunikimet e kryera në aplikacionin Sky ECC të marra përmes letërporosisë nga autoritetet franceze, si në këndvështrim të mënyrës dhe formës së marrjes së tyre, ashtu edhe pajtueshmërisë së tyre me parashikimet e dispozitave të KPP-së, referuar si aspekteve që kanë të bëjnë me përgjimin masiv apo të padrejtuar, ashtu edhe lidhjes së kërkuesit me abonentin e kodit pin që i është atribuar atij. Janë gjykatat e juridiksionit të zakonshëm që kanë kompetencën të vlerësojnë, gjatë procesit të formësimit të provave në procesin penal, edhe ato pretendime që kanë të bëjnë me aspekte të (pa)vlefshmërisë dhe (pa)përdoshmërisë së provave, në përputhje me parimet dhe garancitë e së drejtës për proces të drejtë ashtu edhe me parimet e sanksionuara në nenin 32, pika 2, të Kushtetutës, që ndalon deklarimin fajtor mbi bazën e të dhënave të mbledhura në mënyrë të paligjshme, si dhe nenin 30 të Kushtetutës për prezumimin e pafajësisë”, thekson Gjykata.

Ditën e sotme në GJKKO pritet të zhvillohet procesi ndaj Pëllumb Gjokës dhe një nga kërkesat paraprake do të jetë pavlefshmëria e përgjimeve të Sky ECC.

Video

Dokumentari “NAZA”, i cili trajton përdorimin e inteligjencës artificiale nga ushtria izraelite gjatë sulmeve në Gaza, u prit me 25 minuta duartrokitje në këmbë në Festivalin e Filmit në Venecia, më 10 shtator. Publiku brohoriti dhe valëviti flamuj palestinezë gjatë shfaqjes së filmit. I realizuar nga gazetarët izraelitë Yuval Abraham dhe Rachel Szor, dokumentari e merr titullin nga një term ushtarak izraelit që, sipas autorëve, lidhet me numrin e viktimave civile të parashikuara dhe të konsideruara të pranueshme përpara një sulmi. I xhiruar gjatë natës në tarracat e ndërtesave të Tel Avivit, filmi pretendon se zbulon sistemet teknologjike që qëndrojnë pas përzgjedhjes së objektivave palestineze në Gaza. Në të përfshihen intervista me oficerë të inteligjencës izraelite, të cilët tregojnë se si sistemet e asistuara nga inteligjenca artificiale përpunonin të dhëna të siguruara nga mijëra telefona celularë të hakuar për të identifikuar objektivat. “NAZA” është në garë për çmimin “Luani i Artë”, fituesi i të cilit pritet të shpallet më 12 shtator.

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme