Kronika 4 June 2026, 10:18 Nga VNA

Igli Tare zyrtarisht nën hetim nga SPAK, akuzohet për pastrim parash në dosjen Balluku

Ndaje në Whatsapp
Igli Tare zyrtarisht nën hetim nga SPAK, akuzohet për pastrim parash

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është vënë zyrtarisht nën hetim nga SPAK, në kuadër të një procedimi që lidhet me dosjen ndaj ish-zëvendëskryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Burime për VNA bëjnë me dije se Tares i është komunikuar akuza e pastrimit të parave gjatë paradites së kësaj të enjteje, pasi ai u paraqit në ambientet e SPAK-ut pas fletëthirrjes së dërguar nga organi i akuzës.

Sipas burimeve, hetimi ndaj ish-futbollistit po zhvillohet në kuadër të verifikimeve që SPAK po kryen për çështjen e lidhur me Belinda Ballukun. Kjo e fundit po hetohet për shkelje të barazisë në tendera lidhur me projektin e tunelit të Llogarasë, ndërsa nën hetim janë edhe disa procedura që lidhen me lotët e Unazës së Madhe.

Paralelisht, Prokuroria e Posaçme ka nisur edhe një hetim pasuror ndaj Ballukut, me fokus verifikimin e pasurive dhe transaksioneve financiare.

Hetimet për këtë çështje vijojnë, ndërsa SPAK nuk ka dhënë ende detaje të tjera zyrtare mbi rolin e mundshëm të personave të përfshirë në procedim.

Video

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

Partia ime më shkarkoi…

Qielli i Nju Jorkut u ndriçua nga rreth 3 mijë dronë gjatë një prove spektakolare për ceremoninë përkujtimore që do të shënojë 25-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në vitin 2026. Dronët u ngritën mbi qytet dhe krijuan një shfaqje të koordinuar drite, si pjesë e përgatitjeve për një homazh që synon të nderojë viktimat e sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme