Sociale 6 Dhjetor 2025, 09:44 Nga VNA

Tregu i basteve online gjeneron deri në 250 milionë euro në vit, deri në 75% e xhiros e kontrollojnë operatorët e paligjshëm

Ndaje në Whatsapp

Tregu i basteve online gjeneron deri në 250 milionë euro në vit,

Sektori i lojërave të fatit në Shqipëri po përballet me një paradoks të thellë ekonomik: ndërsa legjislacioni i ri synon të rikthejë kontrollin dhe të formalizojë tregun, shifrat e publikuara nga ALTAX tregojnë se aktiviteti real vijon të zhvillohet kryesisht në hije. Sipas analizës, tregu total i basteve online dhe lojërave të fatit mund të arrijë 150–250 milionë euro në vit, ndërkohë që vetëm 25–40% e këtij qarkullimi kalon në kanalet ligjore. Pjesa tjetër, 60–75% — dominohet nga platforma të huaja, VPN dhe operatorë të paregjistruar.

Humbje 7–12 miliardë lekë në vit dhe një hendek që thellohet

Sipas vlerësimeve të ALTAX, të bazuara në të dhënat e DPT, AMLF dhe KLSH, shteti humb çdo vit 7 deri në 12 miliardë lekë për shkak të mosfunksionimit normal të tregut, mungesës së licencave online dhe shpërndarjes së aktivitetit ilegale në platforma ndërkombëtare.

Këto humbje lidhen me mungesën e tatimit 15% mbi GGR (të ardhurat neto të operatorëve), mospagesën e tatimit 13–23% për fitimet individuale mbi 5 milionë lekë, mosmbledhjen e TVSH-së 20%, si për shërbimet digjitale ashtu edhe për aktivitetet e organizuara në vend.

Në terma fiskalë, evazioni i këtij sektori përfaqëson një goditje të drejtpërdrejtë për buxhetin e shtetit të krahasueshme me financimin vjetor të disa institucioneve të rëndësishme publike, apo me mijëra paga të sektorit të arsimit dhe shëndetësisë.

Tregu ligjor me rritje, por shumë nën potencialin real

Në raportin e ALTAX, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të DPT, AMLF dhe Ministrisë së Financave, evidentohet se në 2024, të ardhurat legale nga lojërat e fatit ishin 2.3 miliardë lekë, me një xhiro të raportuar prej 20–25 miliardë lekësh.

Në 2025, pas liberalizimit të pjesshëm, të ardhurat arritën 2.5–3 miliardë lekë për 10 muaj, ndërsa për vitin e plotë parashikohen 8–10 miliardë lekë. Kontributi në tatimet totale mbetet modest: 0.7–1.1%, shumë larg potencialit të sektorit.

ALTAX e konsideron këtë një treg me rritje të ngadaltë, i kufizuar jo nga kërkesa, por nga një arkitekturë rregullatore e papërfunduar.

Pse ndodh evazioni?

Sipas analizës, situata lidhet drejtpërdrejt me mungesën e akteve nënligjore.  Ligji Nr. 155/2015, i ndryshuar në 2024, parashikonte hapjen e tregut të basteve online dhe licencimin e deri në 10 operatorëve. Por 11 aktet nënligjore, të cilat përcaktojnë rregullat teknike të monitorimit, licencimit dhe fiskalizimit, nuk janë miratuar brenda afatit ligjor (1 tetor 2024).

Rezultati: gara për licenca është pezulluar, operatorët legalë nuk mund të hyjnë në treg, ndërsa operatorët e huaj e dominojnë atë. Gjithashtu, rol ka edhe teknologjia e dobët e monitorimit. AMLF nuk ka një platformë kombëtare të integruar për të ndjekur transaksionet online në kohë reale — një standard i zakonshëm në vendet e BE-së.

Ndërkohë pas mbylljes së mijëra pikave fizike në 2019, bastet thjesht u zhvendosën online. Platforma si Bet365, 1xBet dhe 22Bet janë të aksesueshme përmes VPN-ve, duke e bërë të pamundur zbatimin e bllokimeve teknike të AKEP.

Ku qëndron potenciali fiskal?

Nëse qeveria arrin të zbatojë të plotë ligjin dhe të krijojë një platformë të centralizuar monitorimi, ALTAX vlerëson se të ardhurat vjetore nga sektori mund të arrijnë 12–18 miliardë lekë, pjesa e evazionit do të bjerë nën 40% brenda dy vjetësh,

fondi për sportin rinor do të gjenerojë 2–5 milionë euro në vit dhe xhiroja legale mund të arrijë 50–60 miliardë lekë.

Me këtë model, kontribuimi i lojërave të fatit në buxhet do të shumëfishohej, duke shkuar drejt 2.5–3% të tatimeve totale. /ekofin.al

 

Video

Greqia prej disa ditësh po përballet me një situatë të rënduar atmosferike, e shoqëruar me stuhi dhe reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar përmbytje të gjera në disa zona të vendit. Për shkak të nivelit të lartë të ujërave, qindra banorë janë detyruar të evakuohen, ndërsa shumë banesa dhe biznese ndodhen nën ujë. Situata është më problematike në Farsalë, ku lumi ka dalë nga shtrati duke rrezikuar zonat e banuara, çka ka detyruar autoritetet të ndërhyjnë menjëherë.

Rama është modest. Ai është “bujari” i vërtetë. Se i ka dhënë tokën e pronarëve Arbër Hajdarit për 1 euro

Gjatë vizitës së tij në Pekin, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u prit me entuziazëm nga qytetarët kinezë. Një moment që tërhoqi vëmendjen e mediave dhe të publikut ishte kur Macron vrapoi për t’i përshëndetur ata personalisht, duke treguar afërsinë dhe respektin ndaj njerëzve që e pritën. Ky episod simbolik thekson lidhjet gjithnjë e më të forta mes Francës dhe Kinës, si dhe përpjekjet e të dyja vendeve për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe politik.

Ceremonia e shortit të Kampionatit Botëror përfundoi me një moment të pazakontë, ku presidenti amerikan Donald Trump u pa duke vallëzuar këngën ikonike YMCA, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe të pjesëmarrësve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme