Sociale 5 December 2025, 14:55 Nga VNA

Britania synon dëbimin e 700 familjeve shqiptare; deri mbi 3 mijë stërlina për t’u larguar vullnetarisht

Ndaje në Whatsapp
Britania synon dëbimin e 700 familjeve shqiptare; deri mbi 3 mijë

Familjeve shqiptare të cilave u është refuzuar kërkesa për azil në Britaninë e Madhe mund t’u ofrohen më shumë se 3 mijë stërlina nëse pranojnë të largohen vullnetarisht nga vendi. Nisma lidhet me marrëveshjen e riatdhesimit të firmosur në vitin 2022 mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrit britanik Rishi Sunak.

Zv-ministri britanik për Sigurinë e Kufijëve, Alex Norris, deklaroi për mediat britanike se pagesa prej mbi 3 mijë stërlinash do të ishte “një investim i mirë për taksapaguesit”, duke shtuar se autoritetet nuk do të përballojnë më koston e strehimit për familjet që qëndrojnë në vend pas refuzimit të azilit. Norris tha se shuma e saktë mund të jetë edhe më e lartë, por nuk dha detaje.

“Për momentin mund të paguajmë rreth 3 mijë stërlina dhe nuk kërkoj ndjesë për këtë fakt. Fëmijët e azilantëve që kanë dështuar me kërkesat e tyre do të largohen nga Britania, edhe nëse kanë lindur këtu,” u shpreh ministri, duke konfirmuar se rastet do të trajtohen një për një sipas ligjeve të emigracionit.

Duke folur për “The Telegraph”, Norris sqaroi se edhe fëmijët e lindur në Britani do të përfshihen në proces, nëse prindërve u është refuzuar azili dhe nuk pranojnë të largohen vetë.

Taksapaguesit britanikë vazhdojnë të paguajnë shpenzimet e strehimit për familjet shqiptare që kanë marrë përgjigje negative për azilin, ndërsa ende refuzojnë të kthehen në Shqipëri.

Lajmi u konfirmua fillimisht nga Ministrja laburiste e Punëve të Brendshme, Shabana Mahmood, e cila në parlament njoftoi reformën e re të emigracionit dhe planet për dëbimin e rreth 700 familjeve shqiptare. Ajo po shqyrton gjithashtu mundësinë e rritjes së shumës që u jepet familjeve që pranojnë kthimin vullnetar.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme