Sociale 5 December 2025, 11:47 Nga VNA

“Ishte djalë shembullor”/ I mituri humbi jetën pas plagosjes me thikë, flasin banorët: Erioni kishte ëndërr…

Ndaje në Whatsapp
“Ishte djalë shembullor”/ I mituri humbi jetën pas

15-vjeçari, Erion Boba, që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor ndërroi jetë ditën e djeshme.

Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi ka intervistuar disa prej banorëve të zonës ku jetonte familja Boba, të cilët tashmë e braktisën banesën me qira.

Një banor i zonës me lot në sy u shpreh së ndihet shumë keq për ngjarjen e rëndë, ndërsa theksoi se duhen të merren masa në mënyrë që këto ngjarje të mos përsëriten më.

Na erdhi shumë keq për ngjarjen, tani çfarë të bëjmë? Më erdhi shumë keq. Duhet të merren masa, po ndodhin ngjarje të rënda shpesh. Unë nuk i njoh familjarët, por djali i djalit ka qenë moshatar në shkollë, dhe më ka ardhur shumë keq”, shprehet një banor i zonës me lot në sy.

Shoku i tij i lagjes u shpreh “E kam pasur shok në lagje dhe më erdhi shumë gjynah. Ishte djalë shembullor. Ka qenë djalë shumë i mirë, se di… djalin tjetër (autorin) nuk e njoh. Erionit i pëlqente të bëhej mekanik.

Pronarja e shtëpisë ku jetonte familja Boba, e përshkroi Erionin si djalë të urtë dhe të sjellshëm.

Jemi tronditur të gjithë. Ta bësh djalin 15 vjeç… kur ta merr Zoti ta merr… te kabina e kanë varrë afër shtëpisë. Kanë tre vite që jetojnë në shtëpinë me qira. Erioni djalë i urtë, i sjellshëm”, u shpreh ajo.

Marrë nga Top Channel

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme