Kronika 2 Dhjetor 2025, 16:40 Nga VNA

Klodian Allajbeu shpallet fitues i tenderit për pajisjet e kardiokirurgjisë edhe pse ofroi 120 mln lekë më shumë se konkurrenti tjetër

Ndaje në Whatsapp

Klodian Allajbeu shpallet fitues i tenderit për pajisjet e

Biznesmeni Klodian Allajbeu vazhdon të përfitojë para nga buxheti i shtetit duke u favorizuar në tenderat publikë.

Së fundmi, Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka shpallur fituese kompaninë “E V I T A sh.p.k.”, e cila është në pronësi të Allajbeut, në një nga tenderat për “blerjen e materialeve mjekësore për shërbimin e kardiokirurgjisë për 24 muaj”, duke skualifikuar konkurrentin tjetër nga gara, megjithëse ky i fundit kishte ofertën më të arsyeshme.

Konkretisht, bëhet fjalë për Lotin 4 të kësaj procedure, “Sutura për Kardiokirurgjinë”, i cili parashikon furnizimin e shërbimit të kardiokirurgjisë me age apo pajisje të tjera gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale kardiake. Vlera e këtij tenderi është gati 750 milionë lekë të vjetra, ose 775 mijë euro.

Klodian Allajbeu shpallet fitues i tenderit për pajisjet e

Klodian Allajbeu shpallet fitues i tenderit për pajisjet e

Për këtë prokurim kishin shfaqur interes dy subjekte, “E V I T A sh.p.k.” me ofertën prej 661 milionë lekë të vjetra dhe “MONTAL sh.p.k.” me ofertën 540 milionë lekë të vjetra. Ndonëse “MONTAL” kishte kërkuar 120 milionë lekë më pak se konkurrenti tjetër për të realizuar shërbimin, autoriteti kontraktor e ka skualifikuar atë nga gara.

Klodian Allajbeu shpallet fitues i tenderit për pajisjet e

Duke mos pasur më konkurrent tjetër, “E V I T A sh.p.k.” e Allajbeut është shpallur fituese me ofertën sa 88.1% e vlerës së tenderit.

Pra, Operatori i Blerjeve të Përqendruara, shoqëri me kapital shtetëror e krijuar nga Këshilli i Ministrave për realizimin e prokurimeve për institucionet shtetërore, nuk ka marrë parasysh që ta realizonte shërbimin me më pak shpenzim dhe t’i kursente buxhetit 120 mlilonë lekë për këtë procedurë.

Klodian Allajbeu shpallet fitues i tenderit për pajisjet e

Ky është një tjetër rast se si institucionet shtetërore realizojnë prokurime publike pa garë, duke krijuar dyshime për favorizim të kompanive të caktuara.

Allajbeu është një nga përfituesit më të mëdhenj të fondeve të shëndetësisë në të gjitha qeveritë. Ai duket se nuk është mjaftuar me dy koncesionet që ka përfituar: atë të Hemodializës (84 milionë euro) dhe atë të Laboratorëve (130 milionë euro), në total 214 milionë euro, të cilat, sipas kritikëve, nuk ofrojnë as shërbimin minimal për pacientët, ndërsa vijon të përfitojë tendera publikë me procedura të dyshimta.

Video

Një problem i vogël për Laura Pausini gjatë koncertit live në Quito, në Ecuador. Popstarja ndërpreu koncertin dhe kërkoi t’i sillnin oksigjen. Një pengesë e vogël, me shumë gjasa e lidhur me lartësinë e qytetit (rreth 2800 metra mbi nivelin e detit), e cila mund të shkaktojë probleme të tilla, sidomos kur je i ekspozuar ndaj një stresi fizik si ai i një koncerti live. Këngëtarja e mori situatën me humor dhe, me maskën e oksigjenit në gojë, iu drejtua publikut duke pyetur: “A mund të flitet kur e mban këtë, apo është më mirë jo?”

Një 89-vjeçar ka hapur zjarr këtë të martë në qendër të Athinës, duke plagosur disa persona në dy sulme të njëpasnjëshme. Autori qëlloi fillimisht në një zyrë të sigurimeve shoqërore dhe më pas brenda një godine gjykate. Policia ka gjetur armën e krimit, një pushkë gjahu, dhe ka nisur një operacion masiv për kapjen e autorit. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spital.

Kur e pyet Sali Berishën se ç’mendon për debatet Spiropali-Rama…

Kur ke 36 vjet që drejton PD dhe hyn në “garë” për ta mbajt dhe ca kohë…

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme