Sociale 4 December 2025, 22:47 Nga VNA

 “M’u trondit shpirti”/ Nëna e Martin Canit për vdekjen e adoleshentit nga Durrësi: Pse nuk reagojnë institucionet? Shkolla duhet të jetë vend sigurie, jo lufte

Ndaje në Whatsapp
 “M’u trondit shpirti”/ Nëna e Martin Canit për

Florina Cani, nëna e Martinit, të miturit i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij një vit më parë në Tiranë, ka reaguar e tronditur pas lajmit se ka ndërruar jetë sot 15-vjeçari që u plagos me thikë në Durrës.

Në një reagim për Top Channel, Florina kritikon institucionet që duhet të reagojnë dhe të marrin masa. Këto ngjarje thotë ajo, janë alarm për gjithë shoqërinë.

“Më është tronditur shpirti përsëri. Për Erjonin kam shkruar shumë herë; dua të jem zëri i fëmijëve tanë, por e vërteta është e dhimbshme. Pse nuk reagojnë institucionet? Shkolla duhet të jetë vend sigurie, jo lufte. Martini, Eraldo, Erjoni.

Emra fëmijësh që nuk duhet të ishin kurrë pjesë e lajmeve të dhunës, janë plagë për zemrat tona dhe alarm për gjithë shoqërinë. Unë kërkoj mbrojtje për fëmijët tanë. Mos na i prekni fëmijët, mos na i merrni fëmijët. Zgjohuni! Merrni masa, ndaloni dhunën. Fëmijët tanë kanë të drejtë të jetojnë”-thuhet në mesazh.

I mituri Erion Boba që u plagos rëndë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës më 25 nëntor, ndërroi jetë sot.  Ai nuk mundi ta fitojë betejën, ndonëse mjekët bënë të pamundurën dhe vetë 15-vjeçari luftoi fort për jetën.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme