Kronika 3 December 2025, 12:18 Nga VNA

Skandali/ Uljan Shpataraku drejtoi hetimin për vrasjen e Mondi Mëhallës

Ndaje në Whatsapp
Skandali/ Uljan Shpataraku drejtoi hetimin për vrasjen e Mondi

Uljan Shpataraku, që synon të jetë të nesërmen drejtor i Policisë së Qarkut Korçë, konsiderohet një prej njerëzve më të besuar të kryepolicit Ilir Proda. Sipas burimeve rezulton që jashtë çdo atributi ligjor ai ka qëndruar në ambientet e policisë së Elbasanit gjatë kohës që po merreshin në pyetje personat e dyshuar për vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka.

Ky konsiderohet një skandal i paprecedentë që persona pa atribute ligjore të ndërhyjnë në hetime apo të marrin pjesë në to, por në rastin konkret të gjithë e kanë parë praninë e Shpatarakut, por askush s’ka reaguar. Sepse reagimi me gjasë mund të sillte reagim të ashpër nga Proda dhe ndoshta s’do të ishin në funksionet e tyre të mëparshme.

Ilir Proda duhet të shpjegojë pse i besuari i tij u bë pjesë e hetimit, ndërsa AMP duhet të çelë një procedurë hetimore.

Mondi Mëhalla alias Edmond Hyka u qëllua për vdekje në automjetin e tij. Policia ka arrestuar 3 persona të dyshuar, përfshirë dhe ish-ortakun e tij, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të tjerë.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme