Sociale 5 December 2025, 20:24 Nga VNA

“Jetë e shpëtuar?” Spitali i Durrësit ndryshon narrativë pas vdekjes së 15-vjeçarit, fillojnë justifikimet

Ndaje në Whatsapp
“Jetë e shpëtuar?” Spitali i Durrësit ndryshon

Vetëm pak ditë pasi Spitali Rajonal i Durrësit publikoi një reagim triumfues duke folur për rast suksesi, jetë të shpëtuar dhe duke lavdëruar ekipin kirurgjikal për ndërhyrjen e kryer tek 15-vjeçari i plagosur me thikë, sot institucioni është detyruar të dalë me një deklaratë të re, këtë herë për t’u justifikuar.

Në deklaratën e 26 nëntorit, spitali fliste për një operacion të suksesshëm, stabilizim hemodinamik dhe profesionalizëm maksimal.

"Reagim i shpejtë i pastër pa humbur asnjë minut. Ekip i fortë, jetë e shpëtuar" deklaronte spitali

Por sot, kur pacienti nuk jeton më, toni ndryshon tërësisht.

Në deklaratën e sotme, spitali shpreh ngushëllime dhe thekson se i mituri ishte paraqitur në gjendje “jashtëzakonisht të rëndë”

Sot flet për “shok traumatik-hemorragjik” dhe “arrest kardiak traumatik si dhe nxiton të mohojë pretendimet se gjatë ndërhyrjes “kanë ikur dritat”, duke i quajtur lajme të pasakta

Në deklaratë spitali thekson se gjeneratorët funksionojnë automatikisht dhe pajisjet kanë bateri rezervë si dhe sqaron se edhe ashensorët janë funksionalë dhe me kontratë mirëmbajtjeje

Pra, nga një komunikim triumfal për një “jetë të shpëtuar”, spitali sot ka kaluar në një rreshtim deklaratash mbrojtëse, duke u përpjekur të largojë nga vetja çdo përgjegjësi. A është fjala për paaftësi, për një reagim PR-i, apo thjesht për një përpjekje për të shmangur përgjegjësinë pasi historia mori fund tragjik?

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme