Sociale 6 February 2026, 16:50 Nga VNA

Një propozim në një ngushëllim

Ndaje në Whatsapp
Një propozim në një ngushëllim

-Nga Agim Xhafka

Para ca ditësh shkova nga halli në Korçë. Kisha tre ditë që isha kthyer prej andej, por largimi nga kjo jetë i Metit, një kushëriri të afërt, më nxiti të udhëtoja. Jo në varrim se s’pata kohë, në fakt më lajmëruan dhe vonë, por në të shtatat. Bëra mirë që u ndodha nga që u mblodhëm si fis. U shmallëm dmth, mësuam boll për njëri-tjetrin. E nga që dhoma u mbush veç me të moshuar u çudita pak. Qe e djelë andaj kushërinjtë mund të kishin marrë me vete djemtë apo dhe vajzat e tyre.
-Në punë çuni, Genti? -pyeta Dritën.
-Në Amerikë, vëlla. Ka mote.
Uau, nuk dija gjë.
-Pse s’more vajzën?-i thashë Razos.
-Vajza në Selanik. I mbushi 25 vite aty.
Më tej më treguan gjithë globin. Që nga Greqia, Italia, Gjermania, islanda, Anglia, Amerika e në fund e mbylli Leko.
-Djali sa më ngushëlloi tani nga Australia.
U err. Dola në oborr, të tretja trishtimin. Përjashta ndriçonin ca llampa të zbehta të rrugëve. Asnjë shtëpi me drita ndezur. Terr ngado, aq sa më hante syri. U ktheva dhe u propozova kushërinjve:
-Ta mbajmë në Korçë një djalë të fisit. T’i lidhim një pagë. Ta kemi si gjelin e farës, të na ruajë mbiemrin. Se u firaksëm.-propozova.
Mendova se qe çast solemn. Do pritej si zgjidhje e mençur. Por ata ia krisën gazit.
-Për ç’djalë po flet bre? Ne po bëhemi gati t’ja mbathim për vete. Rinia nuk gjen punë e s’ka të ardhme këtu, por edhe ne të moshuarit nuk kemi gjë në vijë. As pensione, as mjekë, as ilaçe, as ngrohje, as…
E ky propozim në ngushëllim fluturoi drejt e në harrim. Të gjithë në atë dhomë tregonin se ku do të shtegtonin. Si fole dallëndyshe në shtator m’u duk mjedisi atje. E kushërinjtë si dallëndyshet që fluturojnë drejt vendeve të ngrohta…

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme