Politika 6 February 2026, 19:35 Nga VNA

Berisha: Rama po dikton vendimin e Kushtetueses për Ballukun, urdhëron 5 vota pro. Dhe shmang emrat e gjyqtarëve

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Rama po dikton vendimin e Kushtetueses për Ballukun, urdhëron

Nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10 në Tiranë, Sali Berisha lëshoi akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se vendimi i pritshëm i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e Belinda Ballukut po diktohet politikisht nga kreu i qeverisë.

Sipas Berishës, Rama ka dhënë urdhër që vendimi të merret sonte me pesë vota pro, jo për hir të ligjit, por për të mbrojtur Ballukun dhe, në thelb, “karrigen e tij të pushtetit”. Ai e cilësoi këtë si një ndërhyrje flagrante në drejtësi dhe një kërcënim për pavarësinë e institucioneve.

Me tone tejet të ashpra, Berisha tha se pikërisht në momentin që ai po fliste para demokratëve, “organizata kriminale e Edi Ramës” kishte urdhëruar gjykatësit të votonin në favor të Ballukut.

“Sot, në momentin që mblidhemi këtu, organizata kriminale voton kundër interesave më jetike të çdo qytetari shqiptar. Voton që një grup hajdutësh, të cilin Shqipëria nuk e ka pasur kurrë në histori, të vazhdojë të vjedhë miliarda të tjerë,” deklaroi ai.

Berisha paralajmëroi se një vendim i tillë do të kishte pasoja të rënda politike dhe ndërkombëtare për Shqipërinë. Sipas tij, ai rrezikon të “këpusë çdo urë lidhjeje” me Bashkimin Europian dhe të kthejë pas procesin e integrimit.

“Ky vendim mund të bëjë zero të gjitha përpjekjet tona 35-vjeçare për t’u integruar në BE. Ata po votojnë pasi kanë marrë mesazhin se kjo çështje është themelore jo vetëm për ne, por edhe për Brukselin,” theksoi Berisha.

Ai shtoi se, në thelb, Balluku është vetëm “emri fiktiv” në këtë histori, ndërsa aferat i përkasin kryeministrit.

Një element që ra në sy në këtë dalje ishte se Berisha, ashtu siç ka bërë këto ditët e fundit – dhe ndryshe nga herët e tjera – sërish shmangu përmendjen me emra të anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që, sipas tij, pritet të votojnë pro qeverisë, edhe pse vetë ai ka lënë të kuptohet se i njeh shumë mirë qëndrimet e tyre.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme