Sociale 5 February 2026, 17:20 Nga VNA

“Kthehet” zyrtarisht TikTok, edhe pse përdorej lirisht që prej qershorit 2025

Ndaje në Whatsapp

“Kthehet” zyrtarisht TikTok, edhe pse përdorej lirisht që

Pas më shumë se një viti ndalimi, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për rikthimin zyrtar të përdorimit të platformës online Tik Tok, ndonëse qytetarët nisën të kishin akses të plotë rreth 3 muaj pas vendimit për mbylljen e tij.

Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok u mor nga Këshilli i Ministrave më 6 mars 2025, me qëllimin për të mbrojtur fëmijët dhe të rinjtë nga përmbajtje të dëmshme që nxisin dhunë dhe bullizëm.

Por, që nga qershori, pa zhurmë e bujë, TikTok ishte i lirë që të aksesohej nga përdoruesit në Shqipëri.

Edhe gjatë periudhës kur TikTok nuk mund të përdorej, d.m.th nga marsi në qershor, sërish shumë përdorues e aksesuan platformën nëpërmjet rrjeteve virtuale private (VPN).

Në vendimin e sotëm, Këshilli i Ministrave ka sqaruar se kjo heqje e ndalimit vjen pas adresimit të problematikave në fushën e sigurisë publike dhe sociale në mjedisin digjital. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) do të jetë përgjegjës për realizimin e këtij vendimi, duke respektuar gjithashtu legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.

Me këtë vendim shfuqizohet edhe vendimi nr. 151 i datës 6 mars 2025, i cili kishte vendosur masat për ndërprerjen e aksesit në TikTok, duke rikthyer kështu përdorimin e lirë të kësaj platforme për qytetarët shqiptarë.

“Heqja e masave të përkohshme për ndërprerjen e aksesit në platformën online TikTok është rezultat i një rivlerësimi institucional dhe i adresimit konkret të shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, sociale dhe digjitale, veçanërisht për fëmijët dhe të rinjtë.

Masa e miratuar nga Këshilli i Ministrave në mars 2025 u konceptua dhe u zbatua si një ndërhyrje e parandaluese, në funksion të mbrojtjes së interesit publik dhe adresimit të shqetësimeve të evidentuara gjatë asaj periudhe. Ajo shërbeu edhe për të hapur një dialog të drejtpërdrejtë dhe konstruktiv me platformën, duke vendosur bazat për mekanizma të rinj sigurie, të cilët më parë nuk ishin të pranishëm.

Sot, autoritetet shqiptare janë në partneritet me përfaqësuesit e TikTok, për  filtrat mbrojtës përmes fjalëve kyçe, kontrollet e përmbajtjes dhe modalitetet më efikase të raportimit dhe trajtimit të shkeljeve.

Ky vendim shënon kalimin nga masa kufizuese në një fazë monitorimi aktiv, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përgjegjësie të përbashkët me platformat digjitale.

Paralelisht, po punohet për hartimin e një plani të mirëfilltë komunikimi dhe ndërgjegjësimi, të fokusuar te fëmijët, të rinjtë, prindërit dhe mësuesit, për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të platformave online. Qëllimi është i qartë dhe i orientuar drejt edukimit digjital, mbrojtjes reale dhe ndërtimi i një kulture sigurie në hapësirën online.

Kjo qasje e balancuar synon të garantojë lirinë e aksesit, duke vendosur njëkohësisht interesin e sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve në qendër të politikave publike”, theksohet në sqarimin e Këshillit të Ministrave./Monitor.al/

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme