Sociale 6 February 2026, 15:55 Nga VNA

Studimi: 66% e studentëve punësohen menjëherë, 40% jashtë profilit

Ndaje në Whatsapp
Studimi: 66% e studentëve punësohen menjëherë, 40%

Studentët shqiptarë të sapodiplomuar e kanë të vështirë të integrohen menjëherë në tregun e punës, dhe pothuajse gati gjysma e tyre punojnë në profile që nuk kanë lidhje me arsimin.

Raporti më i fundit mbi “Trendet dhe Zhvillimet në Edukim, Aftësi dhe Punësim 2025” i Fondacionit Europian të Trajnimeve tregon zhvillime të ndërlikuara të tregut të punës në Shqipëri, ku suksesi i diplomimit shpesh nuk përkthehet në një karrierë të sigurt apo të përshtatshme me kualifikimin.

Sipas të dhënave, Shqipëria regjistron një normë punësimi prej 66% për të diplomuarit e rinj. Ky tregues është shumë mëi ulët kur krahasohet me standardin e Bashkimit Europian, i cili ka një normë punësimi prej 82.4%.

Ky hendek prej më shumë se 16 pikë përqindjeje tregon se një pjesë e konsiderueshme e investimit njerëzor në arsim mbetet e pashfrytëzuar ose e keqorientuar në tregun e punës.

Problemi më i mprehtë që nxjerr në pah raporti është mospërputhja e aftësive. Rezulton se rreth 30% deri në 40% e të diplomuarve me arsim të lartë ushtrojnë profesione që nuk kanë lidhje me kualifikimet e tyre arsimore.

Fenomeni dëshmon për një lidhje të dobët të ndërmjet sistemit arsimor dhe tregut të punës, duke detyruar forcën e re të punës të pranojë pozicione që nuk shfrytëzojnë potencialin e tyre të plotë, duke çuar në humbje të produktivitetit në rang kombëtar.

Përtej vështirësisë për të gjetur një punë në profesion, cilësia e vendeve të punës në Shqipëri mbetet një shqetësim madhor. Më shumë se gjysma e të gjitha vendeve të punës në vend klasifikohen si “punësim i ndjeshëm” (vulnerable employment), një normë që është sa dyfishi ose trefishi i mesatares së BE-së.

Kjo shoqërohet edhe me një nivel të ulët investimi publik në arsim, ku Shqipëria shpenzon vetëm 2.9% të PBB-së, duke mbetur ndjeshëm nën mesataren e BE-së prej 4.7%. Mungesa e fondeve reflektohet drejtpërdrejt në cilësinë e nxënies, ku 73.9% e 15-vjeçarëve shqiptarë rezultojnë me mungesë të aftësive bazë në matematikë, duke krijuar një cikël vështirësish që nis që në shkollë dhe kulmon me vështirësitë në tregun e punës.

Raporti sugjeron se për Shqipërinë, sfida nuk është vetëm rritja e numrit të të punësuarve, por përmirësimi i cilësisë së vendeve të punës dhe harmonizimi i programeve mësimore me kërkesat reale të ekonomisë, për të shmangur humbjen e kapitalit njerëzor përmes punësimit të pasigurt dhe mospërputhjes profesionale./Monitor

Video

Sterilizimi “u kthye te shteti”, por tenderi 49.4 milionë euro i çoi sërish lekët te Klodian Allajbeu

Duke prit doktorin nga Amerika…

Kryeministri Rama ka mbërritur në Vlorë për një takim me qytetarët në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale, por jo të gjithë qytetarët duket se kanë qenë të mirëpritur. Disa persona që ishin mbledhur pranë Pallatit të Kulturës për të protestuar janë shoqëruar nga policia ende pa nisur protesta. Katër prej tyre janë marrë nga efektivët. Ndërsa brenda sallës kryeministri pritet të dëgjojë mendimet e qytetarëve për ndarjen e re territoriale, jashtë saj policia është kujdesur që zërat kundërshtues të mos arrijnë deri te takimi.

Përfitoi 9 hektarë për 1 euro me firmën e Ramës/ Kush është Shkëlqim Beshiri, biznesmeni i përfolur si “prestanome” i Shkëlzen Berishës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme