Sociale 6 February 2026, 13:28 Nga VNA

Mbetjet e rrezikshme në Porto Romano përbëjnë kërcënim për shëndetin dhe mjedisin

Ndaje në Whatsapp

Mbetjet e rrezikshme në Porto Romano përbëjnë

Një ditë pas reagimit të banorëve që jetojnë pranë zonës së depozitimit të mbetjeve të rrezikshme industriale, specialistë të mjedisit konfirmojnë se shqetësimet e ngritura janë të justifikuara. Sipas tyre, kontenierët ku janë vendosur mbetjet janë të ekspozuar ndaj kushteve atmosferike dhe mund të dëmtohen, duke rritur rrezikun për mjedisin dhe shëndetin publik.

Analizat laboratorike të kryera në Itali kanë konfirmuar se mbetjet industriale të rikthyera në Shqipëri dhe të depozituara në Porto Romano janë toksike dhe përbëjnë rrezik serioz, me ndikim të drejtpërdrejtë si në shëndetin e njeriut, ashtu edhe në mjedis. Ekspertët theksojnë se këto mbetje nuk mund të depozitohen apo riciklohen në gjendjen aktuale, por kërkojnë trajtim të specializuar përpara çdo forme depozitimi përfundimtar, në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Në këtë situatë, specialistët kërkojnë marrjen e një vendimmarrjeje të shpejtë për trajtimin e mbetjeve, si dhe zgjerimin e hetimeve për të zbardhur fatin e sasive të konsiderueshme të mbetjeve të rrezikshme, të krijuara ndër vite nga aktiviteti i kompanisë Kurum, por edhe nga veprimtari të tjera industriale në vend.

Ndërkohë, pavarësisht se hetimi penal ka zbuluar një zinxhir shkeljesh dhe ka çuar në kërkimin e masave të sigurimit për 33 persona, mbi 2800 ton mbetje të rrezikshme vijojnë të qëndrojnë në Porto Romano, pa një vendim të qartë mbi mënyrën dhe vendin e trajtimit të tyre. Për banorët e zonës dhe opinionin publik, çështja ka tejkaluar kufijtë e drejtësisë penale, duke u shndërruar në një kërcënim real për shëndetin, jetën dhe ekosistemin.

Video

Dita e 59 e protestës, nis marshimi drejt kryeministrisë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 goditi prefekturën Kumamoto në Japoni, duke lënë mbi 100 të plagosur dhe dhjetëra të zhdukur pas shembjes së pjesshme të një qendre tregtare. Ngjarja shkaktoi dëme të mëdha materiale, ndërprerje të energjisë elektrike dhe pezullim të transportit, ndërsa u rekomandua evakuimi i rreth 300 mijë banorëve. Kryeministrja Sanae Takaichi ngriti një task-force emergjente dhe dërgoi 3,600 ushtarë për operacionet e kërkim-shpëtimit. Agjencia Meteorologjike e anuloi paralajmërimin fillestar për cunami, ndërsa autoritetet konfirmuan se centralet bërthamore në rajon nuk pësuan dëmtime.

Punojmë 8 orë në shtet…pastaj të gjithë te Spitali Amerikan

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme