Sociale 5 February 2026, 19:43 Nga VNA

Sa na kushton të komunikojmë përmes celularit?

Ndaje në Whatsapp

Sa na kushton të komunikojmë përmes celularit?

Një nga shpenzimet me të cilat përballemi çdo muaj janë edhe paratë që shkojnë për komunikimin dhe përdorimin e internetit në ofertat celulare. Por sa kushton realisht një ofertë celulare në jetën tonë të përditshme dhe si krahasohet kjo kosto me vendet e tjera të botës? Sipas analizës së “Scan Intel” dhe statistikave të Data Hub, rezulton se në Shqipëri ofertat celulare variojnë mesatarisht rreth 16 dollarë në muaj. Nëse e krahasojmë këtë nivel çmimi me vendet e tjera të rajonit, vërehet se tarifat janë pothuajse të njëjta. Në baza vjetore, kjo do të thotë se një qytetar shqiptar paguan mesatarisht rreth 192 dollarë për ofertat celulare.

Ndërkohë, në Evropë vendi me ofertat celulare më të shtrenjta është Zvicra, ku mesatarisht një ofertë kushton rreth 44 dollarë në muaj. Megjithatë, duke qenë se Zvicra ka një nivel të lartë mirëqenieje, ky çmim konsiderohet relativisht i përballueshëm për qytetarët. Edhe vendet nordike paraqiten në të njëjtën linjë, me çmime të larta për shërbimet celulare. Pas tyre renditen vendet e Ballkanit, të cilat, ndonëse nuk kanë çmimet më të larta në Europë, ofrojnë shërbime me kosto relativisht të lartë për këtë kategori. 

Nëse e shohim këtë raport në shkallë globale, rezulton se Grenlanda dhe Turkmenistani janë ndër vendet me kostot më të larta të shërbimeve telefonike në botë. Kjo vjen për arsye shumë specifike. Grenlanda ka rreth 56 mijë banorë, të shpërndarë në qytete të vegjël dhe fshatra të izoluar, çka do të thotë pak klientë për të mbuluar kosto shumë të larta infrastrukturore. Për më tepër, për shkak të kushteve ekstreme të motit, shumë zona mbulohen nga lidhje satelitore dhe jo nga fibra optike, gjë që e bën internetin më të shtrenjtë dhe me kapacitet të kufizuar. Ndërsa në Turkmenistan, çmimet e larta lidhen kryesisht me faktin se operon pothuajse vetëm një operator shtetëror, pa konkurrencë reale në treg.

Nga ana tjetër, vende si India, Somalia dhe Nigeria ofrojnë paketa celulare me kosto shumë të ulët, shpesh më pak se 5 dollarë në muaj. Kjo vjen kryesisht si pasojë e numrit shumë të lartë të popullsisë, që u mundëson operatorëve të shpërndajnë kostot te një bazë e gjerë përdoruesish dhe të mbajnë çmime minimale./Scan.al/

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme