Sociale 12 August 2025, 08:08 Nga VNA

Natyrën na e fal Zoti, por dora e njeriut bën të veten! Valbona sot pa ujë...

Ndaje në Whatsapp
Natyrën na e fal Zoti, por dora e njeriut bën të veten! Valbona

 Në zemër të Parkut Kombëtar të Valbonës, një nga perlat natyrore të Shqipërisë, shihet kjo pamje, shtrati i lumit të famshëm është thuajse tërësisht i thatë.

Në videon duket qartë realiteti tronditës — një rrjedhë që dikur frymëzonte këngë e poezi, tashmë është kthyer në një rrip gurësh të thatë. Lumi i Valbonës, i cili ligjërisht gëzon statusin e zonës së mbrojtur natyrore, në praktikë po shuhet nga ndërhyrja njerëzore.

Shkaktarët? Uji është devijuar. Për konsum dhe për hidrocentrale private, burimet natyrore po keqpërdoren. Në vend që të mbrohet, kjo pasuri kombëtare po shfrytëzohet deri në pikën e zhdukjes.

Kjo situatë ngre pyetje të forta për institucionet përgjegjëse:

Kush po monitoron zbatimin e ligjeve për zonat e mbrojtura?

A ka leje për këto ndërhyrje?

Ku janë zërat e atyre që duhet të mbrojnë Valbonën?

Valbona nuk është vetëm një destinacion turistik — ajo është një pjesë e shpirtit natyror të vendit tonë. Dhe nëse sot rrjedha e saj ndalet për hir të përfitimeve afatshkurtra, nesër do të jetë shumë vonë për ta rikthyer atë që kemi humbur.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme