Sociale 10 August 2025, 17:41 Nga VNA

Situatë e vështirë nga zjarret në Shqipëri me 14 vatra aktive

Ndaje në Whatsapp
Situatë e vështirë nga zjarret në Shqipëri me 14 vatra

Gjatë orëve të fundit, situata e zjarreve në vend ka vijuar të jetë alarmante, me 21 vatra të evidentuara, nga të cilat 14 janë ende aktive. Në Qarkun e Vlorës, zjarri vazhdon të digjet në bashkinë Finiq, ku flakët kanë përfshirë fshatin Krane në njësinë administrative Mesopotam. Në terren po operojnë me përkushtim 37 efektivë zjarrfikës nga bashkitë Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë, të ndihmuar nga forca policore, vullnetarë dhe Forcat e Armatosura, duke përdorur edhe mbështetje ajrore për të përballuar këtë situatë.

Në zonën e quajtur “Rëzom”, pranë Tunelit të Skërficës, një vatër zjarri në një terren të vështirë me shkurre dhe pyje ka kërkuar ndërhyrje të specializuar nga punonjësit e Agjencisë së Zhvillimit të Mjedisit. Ndërkaq, në fshatrat Bolenë dhe Lukovë të bashkisë Himarë, forcat e Mbrojtjes së Zjarrfikësve dhe vullnetarët vazhdojnë punën intensive për shuarjen e flakëve, duke përfituar mbështetje edhe nga Forcat e Armatosura.

Gjithashtu, në Qarkun e Lezhës, vatra në fshatin Malaj i Epërm është nën kontroll, me ndërhyrje të vazhdueshme nga efektivët e MZSH-së, pyjetarët dhe forcat vullnetare. Në Dibër, zjarri pranë fshatit Plani Bardhë monitorohet nga forcat zjarrfikëse që mbeten vigjilente për të parandaluar përhapjen.

Situata mbetet kritike edhe në Qarkun e Beratit, ku në bashkinë Poliçan zjarri në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte është ende aktiv dhe e vështirë për t’u vënë nën kontroll, ndërsa ndërhyrjet vazhdojnë me forcë. Vatra të tjera aktive janë regjistruar në Kuçovë dhe Dimal, ku forcat zjarrfikëse janë të angazhuara në terren për shuarjen e flakëve.

Autoritetet dhe forcat e emergjencës bëjnë thirrje për kujdes maksimal dhe bashkëpunim nga qytetarët, ndërkohë që punojnë pa pushim për të përballuar këtë situatë të vështirë dhe për të mbrojtur banorët dhe pasuritë nga dëmet e zjarreve.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme