Sociale 11 August 2025, 14:47 Nga VNA

Valë e nxehtësisë ekstreme dhe zjarre shkatërruese përfshijnë Evropën Jugore

Ndaje në Whatsapp
Valë e nxehtësisë ekstreme dhe zjarre shkatërruese

Europa Jugore po përballet me një valë të nxehtësisë ekstreme, me temperatura që arrijnë deri në 42°C, duke shkaktuar një “koktej molotov” klimatik që ushqen zjarret e mëdha në zonat e Mesdheut.

Në Francë, më shumë se gjysma e vendit është nën paralajmërim për valë të nxehti, me 12 rajone nën alarmin më të lartë, ndërsa në Spanjë agjencia Aemet ka shpallur “rrezik ekstrem” për Zaragoza dhe rajonin Bask, duke vendosur paralajmërime në të gjithë vendin. Parashikimet flasin për temperatura mbi 40°C ditët në vijim, ndërsa ekspertët kërkojnë vigjilencë të lartë.

Zjarrfikësit luftojnë me flakët në Francë, ku u kontrollua zjarri më i madh që nga viti 1949, por ku pati edhe viktima dhe të plagosur. Në Itali, rrugët turistike në malin Vezuv u mbyllën për shkak të zjarreve të përhapura. Në Spanjë, më shumë se 1,000 banorë u evakuuan nga zjarret në León dhe Zamora, ndërsa flakët vazhdojnë në Galicia.

Shkencëtarët shpjegojnë se një pranverë e lagësht ka favorizuar rritjen e bimësisë, e ndjekur nga një nxehtësi ekstreme, erëra të forta dhe mungesë reshjesh, duke krijuar kushtet ideale për shpërthimin e zjarreve. Temperatura pritet të arrijë rekorde të reja në Francë dhe Spanjë, me zona të tëra nën nxehtësi intensive dhe rrezik të lartë zjarresh.

Ndërkohë, zjarret po dëmtojnë edhe vende me vlerë të madhe kulturore dhe natyrore, si Las Médulas në Spanjë, një vend i trashëgimisë botërore UNESCO, që është përfshirë nga flakët. Ekspertët paralajmërojnë për një realitet të ri zjarresh, më të përhapura dhe intensive për shkak të ndryshimeve klimatike dhe ndryshimit të peizazheve natyrore.

 

Bota është ngrohur me rreth 1.4°C prej ndotjes nga karburantet fosile dhe degradimit të natyrës, dhe Europa po përjeton ngrohje më të shpejtë se mesatarja globale, duke rritur rrezikun për zjarre të mëdha dhe katastrofa natyrore.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme