Sociale 11 August 2025, 16:39 Nga VNA

Zjarr pranë Syrit të Kaltër, evakuohen mbi 500 turistë

Ndaje në Whatsapp
Zjarr pranë Syrit të Kaltër, evakuohen mbi 500 turistë

Një vatër e fuqishme zjarri është regjistruar pranë monumentit natyror “Syri i Kaltër”, duke rrezikuar seriozisht këtë destinacion të njohur turistik.

Sipas të dhënave paraprake, janë evakuuar mbi 500 turistë nga zona, ndërsa në hapësirat përreth numëroheshin mbi 100 automjete të parkuara.

Në terren ndodhen vetëm forcat zjarrfikëse të MZSH Finiq, të cilat po përballen me vështirësi për shkak të terrenit dhe mungesës së ndërhyrjes nga ajri. Autoritetet theksojnë se pa mbështetje ajrore, shuarja e flakëve dhe shpëtimi i monumentit natyror bëhet pothuajse i pamundur.

“Syri i Kaltër” është një nga asetet më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë, i cili çdo vit tërheq mijëra vizitorë vendas dhe të huaj.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme