Sociale 11 Gusht 2025, 20:41 Nga VNA

A sigurohen shqiptarët kur udhëtojnë jashtë?

Ndaje në Whatsapp
A sigurohen shqiptarët kur udhëtojnë jashtë?

Ky vit nuk ka shënuar rekord vetëm për hyrjen e shtetasve të huaj në Shqipëri, por edhe për daljen e shqiptarëve jashtë vendit. Qoftë për pushime, punë ose për të studiuar, numri i qytetarëve që kanë udhëtuar jashtë Shqipërisë në gjysmën e parë të këtij viti, ka pësuar një rritje me 8.6% në krahasim me 2024.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave (INSTAT), gati 4 milionë shtetas numërohen të kenë dalë nga territori në janar-qershor. Por, sa mendojnë shqiptarët për jetën dhe shëndetin e tyre kur udhëtojnë?

Pavarësisht se ka pasur fluks daljesh, janë shumë të pakët shqiptarët që sigurojnë jetën dhe shëndetin kur lëvizin jashtë vendit. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se numri i kontratave për këtë lloj sigurimi, ka pësuar një rënie me gati 11%. Gjithashtu, edhe primet e sigurimit rezultojnë të jenë zvogëluar me 5% në gjashtëmujorin e parë.

Konkretisht, numri i kontratave të sigurimit zbriti në 3,743, ndërkohë që edhe dëmet e paguara shënuan një rënie drastike me 80%.

Nga kjo kuptojmë se vetëm 0.094% e atyre që udhëtojnë jashtë vendit kanë siguruar jetën dhe shëndetin ose e thënë ndryshe më pak se 1 në 1000 udhëtarë ka bërë sigurim.

Në një pjesë të mirë të rasteve, sigurim paguajnë vetëm studentët që do të ndjekin studimet ose trajnime jashtë vendit, pasi është kriter i kërkuar nga institucionet e vendeve ku studenti synon të studiojë, si dhe ata që do të udhëtojnë për arsye pune, sigurim që i paguhet nga kompania përkatëse.

Polica për sigurimin e jetës dhe shëndetit në udhëtim mbulon shpenzimet për emergjencat mjekësore në rast sëmundje jashtë Shqipërisë, shpenzimet për medikamente, humbjen e jetës, shpenzimet e kthimit të eshtrave, emergjencat dentare, rimburson biletën/paketën në rast anulimi të udhëtimit, vonesë bagazhesh, teleshëndet, dhe të tjera, në varësi të kompanisë së sigurimit.

Siguracioni Shëndeti në Udhëtim ndryshon në bazë të shumës së mbulimit, të zonës së udhëtimit dhe të moshës së personit që do të udhëtojë.

 

Video

Batuta e Mbretit Charles ndaj Trump: Mos të ishim ne ju do flisnit frëngjisht

Detaje tronditëse lajmesh kanë dalë në dritë mbi dënimet ekstreme të dhëna në Korenë e Veriut, duke përfshirë të burgosur të rrahur për vdekje me çekiç, një grua shtatzënë të ekzekutuar dhe një menaxher ferme të qëlluar pasi zemëroi Kim Jong Un. Në disa nga rastet më tronditëse, të burgosurit u vranë në 'ekzekutime të fshehta brenda' duke përdorur armë të forta, ndërsa të arratisurit thanë se ishin dëshmitarë të të shtënave me armë të tilla ndaj të miturve pavarësisht pretendimeve zyrtare se dënime të tilla janë të ndaluara.

Kreu i SPAK, Klodian Braho pret në një takim Ministren e Drejtësisë së Austrisë

Osmani: Rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, hapen nga populli Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar sot pasi Kuvendi i Kosovës është shpërndarë dhe vendi do të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Osmani ka thënë se “rrugët që u mbyllën nga padrejtësitë, gjithmonë hapen nga populli”.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme