Sociale 11 Gusht 2025, 08:10 Nga VNA

Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson Koreja e Jugut

Ndaje në Whatsapp
Importi i automjeteve i kthehet rënies më 2025, sërish kryeson

Tregu i automjeteve duket se arriti ngopjen në vitin 2025, teksa importet e makinave të vjetra dhe të reja shënuan rënie në 5-mujorin e parë.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor (DPSHTRR), në periudhën janar-maj 2024 u regjistruan për herë të parë 38 mijë mjete (nga të cilat 30.9 mijë autovetura).

Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur arritën rekordin e 41.6 mijë regjistrimet për herë të parë të mjeteve në total kanë rënë me 8.6%.

Për gjithë vitin 2024-n, regjistrimet e mjeteve të reja arritën rekordin e 99.4 mijë, të ndikuara nga fluks i lartë i automjeteve që erdhën nga Koreja e Jugut.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), në 2024-n u regjistruan për herë të parë 18.8 mijë automjete që kishin origjinën nga Koreja e Jugut, duke kaluar në shtetin më të madh importues, me 19% të totalit.

Edhe në 5 muajt e parë të vitit 2025, Koreja e Jugut ka vijuar të dominojë. Nga ky shtet janë regjistruar 7753 automjete në janar-maj, ose 20.4% e totalit. Importet nga Koreja e Jugut janë nxitur vitet e fundit nga çmimet e leverdishme.

Mënyrat e blerjes janë dy: ose duke porositur online dhe duke i paguar agjencisë tarifën e inspektimit dhe transportit ose duke blerë direkt nga agjencitë një mjet të siguruar prej tyre.

Në vend të dytë për 5 mujorin 2025 është Italia, me 6116 mjete, ose 16% e totalit, e ndjekur nga Gjermania (6 mijë mjete ose 15.9% e totalit), Zvicra 34 mijë mjete ose 9% e totalit), SHBA-ja me gati 3 mijë mjete ose 7.8% e totalit. Pas tyre vijon Kina me 2.8 mijë mjete, ose 7.3% të totalit.

Zhvillimet pozitive në turizëm rriten nevojat për mjete të vogla transporti edhe për shkak të mangësive në transportit publik.

Numri i taksive është rritur ndjeshëm dhe gjithashtu i automjeteve që jepen me qira për turistët. Duket se tashmë tregu ka krijuar një ngopje dhe më 2025 po importohen më pak. Shumë biznese dhe individë mund t’i kenë kryer tashmë blerjet e nevojshme, duke ulur kërkesën për më shumë mjete.

Ministria e Financave raportoi se rënia e importit të automjeteve ndikoi negativisht të ardhurat doganore me 2025. Importi i automjeteve të përdorura kishte efekt negativ në të ardhurat e buxhetit me -665 milionë lekë në 5 mujor në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ndërsa automjetet e reja kishin efekt negativ -333 milionë lekë ose -27% më pak.

Viti 2024 ka shënuar numrin më të lartë të automjeteve që janë regjistruar ndonjëherë në vend, pjesa më e madhe e të cilave ishin auto-vetura. Sipas statistikave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugo në vitin 2024 janë regjistruar për herë të parë gjithsej 99.4 mijë automjete, nga të cilat 83.2 mijë, ose 84% ishin auto-vetura.

Në krahasim me vitin e mëparshëm, regjistrimet e reja në total janë rritur me 27%, ndërsa ato të auto-veturave me 26%.

Sipas të dhënave të DPSHTRR-së, në 2024-n, rreth 53% e automjeteve të regjistruara ishin 9-15 vjet të vjetra dhe 26% ishin mbi 15 vjet të vjetra. Vetëm 12% ishin deri në 4 vjet të vjetra.

Flota e auto-veturave vijon të jetë e vjetër. Nga 738 mijë vetura që kishte gjithsej në qarkullim deri në qershor 2024, rreth 73% e tyre janë më të vjetra se 15 vite dhe 20% kanë një vit prodhimi nga 9-15 vjet./MONITOR

 

Video

Një protestë kundër Shteteve të Bashkuara u zhvillua në Iran, ku një nga momentet që tërhoqi më shumë vëmendje ishte veprimi i disa fëmijëve që dogjën fanella të futbollistit të njohur Lionel Messi. Zemërimi u nxit nga ngjarjet e 5 marsit, kur lojtarët e klubit Inter Miami CF u ftuan në Shtëpia e Bardhë si fitues të MLS Cup. Lionel Messi dhe shokët e tij të skuadrës duartrokitën presidentin amerikan Donald Trump teksa ai po fliste për një operacion ushtarak në Lindjen e Mesme. Ky moment shkaktoi reagime të forta dhe një valë kritikash nga tifozë dhe përdorues të rrjeteve sociale.

Ju flet Tirana… po japim lajmet e antikorrupsionit në QSUT.

Ju flet Evis Sala për dhunën ndaj grave në hapësirën digjitale… e sigurt që nuk e ka parë konferencën e djeshme të shefit te madh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Bagdad është goditur nga një dron ose raketë, sipas një zyrtari të sigurisë irakiane. Sulmi ndodhi pak pasi dy militantë të mbështetur nga Irani u vranë në një bastisje në kryeqytetin irakian. Është hera e dytë që ambasada amerikane sulmohet që nga fillimi i luftës Izrael-SHBA kundër Iranit. Sulmet janë marrë përsipër nga grupe të armatosura pro-iraniane në Irak, të cilat prej ditësh po godasin me dronë dhe raketa bazat amerikane në rajon.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme