Sociale 26 January 2026, 11:16 Nga VNA

M’U ÇMEND FQINJI

Ndaje në Whatsapp
M’U ÇMEND FQINJI

-Nga Agim Xhafka

-Ka ikur nga mendja Besniku i katit sipër. Tre herë më ka pyetur sot, komshia ime je ti, moj? -më tha gruaja.
Nuk arrita ta shpreh çudinë time se atë çast Besniku më doli mua para.
-Po ti cili je, komshiu im je?
S’e lashë të vazhdonte.
-Ore Besnik, pse pyet këdo kështu? Ne kemi një jetë që njihemi! Mbushëm 20 vite te ky pallat.
-Ashtu është vërtet. Po ja, punova tre vjet në Greqi dhe dje erdhëm në Tiranë, në shtëpi me gruan, -ia nisi ai. -Shkova vrap për pazar se shtëpia bosh nga ushqimet. Por sikur më ra damllaja bre. Qumështi nga 1 mijë lekë që e lashë e gjeta 2 mijë. Kosi 2 mijë e 200, djathi 19 mijë nga 7 mijë, kështu mishi, peshku, frutat…M’u rrotullua bota kur pashë qepën. Kishte vajtur 2 mijë lekë. Të bënte për të qarë pa filluar ta pastrosh, sa e sheh lotët rrëke. Apo domatja gjithë pordhë, afër 3 mijë lekë.
-Po pse më pyet mua, a je komshiu? Pandeh se ka lidhje me mua kjo çmenduri e çmimeve? Pandeh se kam dorë në këtë matrapazllëk?
-Jo, jo. E di, s’ka fare lidhje as me ty e as me banorët e pallatit. Por mbase avioni që hypëm në Athinë në vend të na zbriste në Tiranë na ka ulur psh në Pragë apo në Vjenë. Se kemi lexuar që për shkak të stuhive pilotët detyrohen të ndryshojnë destinacionin!
U largua nga unë dhe kapi xha Llazin e katit të tetë që sapo doli nga ashensori.
-Ore, xha Llazi je ti, mo? -e pyeti.
-Ta thashë dje o Besnik, Llazi, Llazi jam që mos qofsha, -foli i nxehur plaku dhe në vend të dilte në rrugë u fut prapë në ashensor.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme