Sociale 25 January 2026, 11:01 Nga VNA

Hani i Hotit/ Kufizim i mjeteve të rënda për 48 orë për shkak të protestës së kamionistëve malazezë

Ndaje në Whatsapp
Hani i Hotit/ Kufizim i mjeteve të rënda për 48 orë për

Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më 26 janar 2026, duke nisur nga ora 11:30, Shoqata e Kamionistëve të Republikës së Malit të Zi do të zhvillojë një protestë për një periudhë 48-orëshe.

Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë nga Shqipëria në Malin e Zi deri në përfundim të protestës.

Në akset rrugore që të çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Malin e Zi, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.

Policia e Kufirit kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i fton të respektojnë periudhën e kufizimit të lëvizjes për të shmangur bllokime ose incidente të mundshme.

Video

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Elektriçistët po vdesin në shtyllat e OSHEE-së: tre viktima në pak muaj dhe ende asnjë përgjegjësi

Aksidentet rrugore në rritje, siguria në shkolla fillon nga siguria në rrugë

“Pse nuk takon qytetarët, por administratën?” Rama mbyll takimin me qytetarët por qytetarët që kërkuan t’i flisnin përfunduan në polici. Video: Disidentët

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme