Sociale 25 January 2026, 11:33 Nga VNA

35 mijë euro për dokumenta false drejt SHBA-së, Prokuroria çon në gjyq çiftin e bashkëshortëve dhe katër të tjerë

Ndaje në Whatsapp
35 mijë euro për dokumenta false drejt SHBA-së, Prokuroria

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq disa të pandehur për falsifikim dokumentash dhe ndihmë për kalim të paligjshëm në SHBA, për 35 mijë euro. Personat e pandehur janë  Hazir Maci Lejla Maci Cerkez Nikoci, Ardjan Pirani, Alfred MACI, Endrit Nezaj. 

Njoftimi 

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq disa të pandehur që, kundrejt shumës prej 35,000 eurosh, iu mundësonin qytetarëve të shkonin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me dokumenta të falsifikuara.

Nga hetimet, të nisura mbi bazën e materialeve të referuara nga Departamenti i Policisë Kriminale pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Diplomatik/ Zyra për Hetimet Kriminale jashtë SHBA-së, rezultoi se shtetasi A.H., së bashku me disa shtetas të tjerë shqiptarë, është kontrabanduar në rajonin e Karaibeve, me qëllim për të kaluar më pas ilegalisht në SHBA.

Personi i dyshuar që ka organizuar këtë aktivitet është shtetasi shqiptar H.M., alias A.M., i hetuar më parë për kontrabandë njerëzore. Hetimet tregojnë se ky shtetas ka kërkuar të paktën 35,000 dollarë për të dërguar tre shqiptarë në Amerikë dhe Kanada. Rrjeti i kontrabandës fillon nga Shqipëria, ku rekrutohen personat, pastaj ata udhëtojnë nga vendet e Europës drejt Republikës Domenikane dhe më pas me dokumenta false drejt Kanadasë ose përmes Porto Rikos drejt Floridës dhe shteteve të tjera të SHBA-së.

Hetimet kanë provuar se H.M. ka pajisur me dokumenta të falsifikuara disa shtetas shqiptarë për të kaluar ilegalisht në SHBA, duke konsumuar veprat penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, sipas nenëve 186, 189 dhe 298 të Kodit Penal. Nga interceptimet telefonike rezultoi se H.M., gjatë hetimeve dhe ndërsa ishte në “Arrest në burg” në Fushë-Krujë, ka përdorur dy numra të ndryshëm telefoni për të komunikuar me familjarët, duke kryer veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Gjithashtu, nga hetimet rezultoi se shtetësja L.M., bashkëshortja e H.M., ka marrë pjesë aktivisht në aktivitetin e tij, duke shoqëruar personat gjatë udhëtimit drejt Republikës Domenikane dhe duke përfshirë edhe vëllain e saj, A.P., në marrjen e porosive përmes linjave të udhëtimit Tropojë-Tiranë. Ajo ka konsumuar po ashtu veprat penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shtetasi E.N., i punësuar pranë një agjencie turistike, ka ndihmuar duke vënë në dispozicion foto të dokumentave të dy shtetasve të huaj, që H.M. t’i përdorte për kalim të paligjshëm. Kjo ka konsumuar elementët e veprës penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shtetasi A.P., në bashkëpunim me të afërmit, ka marrë dokumenta të falsifikuara për të mundësuar kalimin e paligjshëm të personave të tjerë, duke kryer veprat penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Shtetasi C.N., duke qenë shofer, ka transportuar dokumenta të falsifikuara, duke kryer veprat penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikim i dokumentit” në bashkëpunim.

Ndërkohë, shtetasi A.M. ka vënë në dispozicion pasaportën e tij britanike si model për të prodhuar dokumenta të falsifikuara, duke mundësuar kalimin e paligjshëm të shtetasve të tjerë drejt Kanadasë. Kjo ka konsumuar veprën penale të “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.

 

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme