Politika 26 January 2026, 12:14 Nga VNA

Mbledhja e Gjyqtarëve shqyrton kërkesën e Erion Veliajt për heqjen e “arrestit me burg”

Ndaje në Whatsapp
Mbledhja e Gjyqtarëve shqyrton kërkesën e Erion Veliajt për

Mbledhja e Gjyqtarëve do të shqyrtojë kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vendimin nëse çështja e tij do të kalojë ose jo për shqyrtim në seancë gjyqësore.

Veliaj ka paraqitur kërkesë për shfuqizimin e vendimit që i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, duke kërkuar lirimin nga qelia. Për këtë arsye, Mbledhja e Gjyqtarëve ka vendosur të marrë në konsideratë kërkesën e tij dhe të vendosë nëse ajo do të shqyrtohet në një seancë gjyqësore.

Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar, ekipi i mbrojtjes së kryebashkiakut depozitoi një ankim në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohet shfuqizimi i vendimeve të marra nga Gjykata e Posaçme, Apeli i Posaçëm dhe Gjykata e Lartë, të cilat kanë lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij.

Sipas Veliajt, këto vendime janë dhënë në shkelje të Kushtetutës, pasi gjatë procesit të caktimit të masës së sigurimit janë shkelur e drejta për një proces të rregullt ligjor, parimi i proporcionalitetit të masës dhe prezumimi i pafajësisë.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme