Politika 26 January 2026, 12:56 Nga VNA

Rama te Muri i Lotëve, heshtje për Gazën. Një vizitë që nuk përfaqëson shqiptarët

Ndaje në Whatsapp
Rama te Muri i Lotëve, heshtje për Gazën. Një vizitë

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, kanë vizituar sot Murin e Lotëve në Jerusalem, një nga vendet më të shenjta për hebrenjtë, ku besimtarët luten për paqen në Tokën e Shenjtë. Rama ka lënë edhe një shënim në Mur, ku shkruan se është “gjithmonë një përvojë unike” të qëndrosh përpara tij dhe se shpreson që Zoti t’i dërgojë qytetit “forcën e Paqes”.

Mediat izraelite kanë publikuar foto të kryeministrit shqiptar duke futur letrën në Mur, ndërsa mban në kokë një kipah — simbol respekti dhe përulësie fetare.

Por vetëm pak kilometra më larg nga ky vend i shenjtë, Gaza po përjeton një nga tragjeditë më të rënda humanitare të shekullit. Sipas të dhënave zyrtare, që nga tetori i vitit 2023 janë vrarë mbi 71 mijë palestinezë, ndërsa më shumë se 14 mijë prej tyre janë fëmijë. Dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur, gjymtuar ose kanë mbetur jetimë, ndërsa qindra mijëra familje jetojnë nën rrënoja, në uri, të ftohtë dhe pa siguri.

Edhe pas armëpushimit të fundit, mbi 100 fëmijë janë vrarë, sipas UNICEF, një shifër që dëshmon se dhuna ndaj civilëve nuk ka ndalur.

Janë viktima që nuk përmenden, nuk shihen dhe nuk dëgjohen nga kryeministri shqiptar. Janë fëmijë palestinezë që nuk i bien në sy kreut të qeverisë shqiptare.

Në këtë vizitë, Rama pretendon se përfaqëson shqiptarët. Por kjo nuk është e vërtetë. Ai nuk përfaqëson ndjeshmërinë e qytetarëve shqiptarë që janë të tronditur nga ajo që po ndodh në Gaza, as ata që e shohin qartë dhimbjen, padrejtësinë dhe përmasat e krimeve kundër civilëve.

Në vend që të mbajë një qëndrim të balancuar, human dhe dinjitoz, Rama zgjedh të nderojë dhe të shfaqë afërsi me një lider të akuzuar për krime lufte, si Benjamin Netanyahu. Në këtë akt, ai nuk përfaqëson popullin shqiptar — përfaqëson vetëm veten, rrethin e tij politik dhe një linjë servile ndaj interesave izraelite dhe amerikane.

Në një kohë kur shumica e liderëve europianë shmangin vizitat simbolike në Izrael për shkak të situatës humanitare në Gaza, kryeministri shqiptar zgjedh të jetë pjesë e një skene politike që injoron vuajtjen e civilëve palestinezë.

Për këtë vizitë duhet të reagojë edhe politika shqiptare dhe opozita. Heshtja e forcave politike përballë një qëndrimi kaq të njëanshëm dhe simbolikisht të rëndë është bashkëfajësi morale. Nëse opozita pretendon se përfaqëson një alternativë dhe një ndërgjegje ndryshe politike, atëherë nuk mund të qëndrojë neutrale ndaj një vizite që injoron vuajtjen e mijëra civilëve dhe legjitimon heshtjen për Gazën.

Kjo vizitë nuk është një akt paqeje. Është një akt selektiv i ndjeshmërisë, ku lutja për paqe ndalet në një mur, por nuk shtrihet te fëmijët dhe civilët që dergjen nën rrënojat e Gazës.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme