Rreth 25,4 mijë lekë është shuma e kompensimit që do të përfitojë një individ me të ardhura nën 1.2 mln lekë, dhe me 2 fëmijë të moshës nën 18 vjeç në ngarkim, pas plotësimit të Deklaratës Vjetore të të Ardhurave (DIVA).
“Monitor” sjell shembullin e një individi që sapo ka plotësuar DIVA me të ardhura bruto nën 1.2 mln lekë dhe me 2 fëmijë në ngarkim, të cilit i janë njohur shpenzimet me vlerë 96 mijë lekë për kujdestarinë fëmijëve dhe shpenzimet 100 mijë lekë për arsimin, me qëllim konkretizimin e vlerës së kompensimit.
Nga individi DIVA plotësohet për herë të parë. Deklarata është gjeneruar më të dhënë të plotësuara paraprakisht, përfshirë për të ardhurat vjetore dhe tatimin e paguar. Prej tij është vendosur vetëm numri i i fëmijëve në ngarkim dhe shpenzimi me vlerë 100 mijë lekë për arsimin, duke qenë se të ardhurat e deklaruesit janë nën 1.2 mln lekë në vit dhe disponon dokumentacionet justifikuese për këtë shpenzim. Pas plotësimit të këtyre të dhënave nga sistemi tatimi i mbipaguar, pra kompensimi është llogaritur automatikisht.
Afati për plotësimin dhe dorëzimin e deklaratës është deri më 31 Mars 2026.
Konkretisht, sipas të dhënave të DIVA-s të sapoplotësuar të ardhurat bruto vjetore të B.SH me profesion arsimtare në një shkollë të mesme publike për vitin 2025 ishin 1,189,374 lekë.
Tatimi i paguar vjetor gjatë vitit 2025 është në vlerën e 107,820 lekëve.
Ajo ka dy fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç, ku një prej tyre ndjek arsimin e mesëm në shkollë private.
Nisur nga të ardhurat vjetore që janë nën kufirin e 1.2 mln lekëve, individi nuk ka detyrim për plotësimin e Deklaratës të të Ardhurave Vjetore. Por duke qenë se hyrja në fuqi e ligjit të ri “Për tatimin e të ardhurave”, mundëson kompensimin për arsimin e fëmijëve, për herë të parë është plotësuar DIVA.
Pas hapjes së deklaratës së re, të dhënat janë gjeneruar paraprakisht të plotësuara.
Nga individi që ka plotësuar për herë të parë DIVA, në deklaratë është shtuar, vetëm numri i personave nën kujdestarinë e deklaruesit në rubrikën “Persona në kujdestarinë e deklaruesit” dhe te rubrika “Shpenzimet për arsimin e fëmijëve” është shtuar vlera 100 mijë lekë, duke qenë se të ardhurat nuk kalojnë kufirin e 1.2 mln lekëve në vit, pra janë nën 1.2 mln lekë në vit dhe disponon dokumentacionet justifikuese, në këtë rast faturat e shkollës private për shpenzimet e arsimit të fëmijës.
Pas vendosjes së këtyre të dhënave sistemi ka gjeneruar automatikisht tatimin e mbipaguar, apo kompensimin me vlerë 25,481 lekë.
Konkretisht nisur nga të dhënat në DIVA, individi ka përfituar:
-Zbritje nga te ardhurat nga punësimi sipas nenit 22, pika 1, germat a, b dhe c me vlerë 360,000 lekë
-Shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç me vlerë 96,000 lekë (kjo shumë u gjenerua automatikisht nga sistemi pas vendosjes së numrit të fëmijëve)
-Shpenzime për arsimin e fëmijëve me vlerë 100,000 (vlera u shtua nga deklaruesi gjatë plotësimit të DIVA, pasi disponon dokumentacionin justifikues të shpenzimeve në rast kontrolli nga tatimet dhe të ardhurat bruto vjetore janë nën 1.2 mln lekë)
Pas zbritjes së shpenzimeve totali i të ardhurave bruto arrin 633,374 lekë.
Tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve është në vlerë 82,339 lekë.
Tatimi i mbipaguar rezulton : 107,820 lekë (tatimi i paguar për 2025) – 82,339 lekë (tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve) = 25,481
25,481 është vlera e kompensimit që ky individ përfiton si kompensim për arsimin e fëmijëve.
Shembull kompensimi për arsimin për një prind me 2 fëmijë
Një mësuese në një shkollë të mesme publike me të ardhura vjetore nën 1.2 mln lekë dhe dy fëmijë nën 18 vjeç (ku një prej tyre ndjek shkollën private) plotësoi për herë të parë Deklaratën e të Ardhurave Vjetore (DIVA) për vitin 2025.
-Të ardhurat bruto vjetore: 1,189,374 lekë
-Tatimi i paguar gjatë vitit: 107,820 lekë
-Numri i fëmijëve nën kujdes: 2
-Shpenzime për kujdesin e fëmijëve: 96,000 lekë
-Shpenzime për arsimin e fëmijëve: 100,000 lekë
Nga të ardhurat bruto zbriten:
-Zbritje për punësim: 360,000 lekë
-Zbritje për çdo fëmijë nën 18 vjeç: 96,000 lekë për fëmijë
-Shpenzime për arsimin e fëmijëve: 100,000 lekë
-Pas këtyre zbritjeve, të ardhurat bruto vjetore që tatohen bëhen: 633,374 lekë
-Tatimi i rillogaritur mbi këtë shumë: 82,339 lekë
-Tatimi i paguar më parë: 107,820 lekë
-Tatimi i rillogaritur: 82,339 lekë
-Kompensimi që përfiton prindi = 107,820 – 82,339 = 25,481 lekë
Marrë nga Monitor






















