Politika 26 January 2026, 11:51 Nga VNA

Forum i ri për Dialogun Politik, Ermal Hasimja nis iniciativën për bashkimin e partive opozitare pa dallime ideologjike

Ndaje në Whatsapp
Forum i ri për Dialogun Politik, Ermal Hasimja nis iniciativën

Forumi për Dialogun Politik është një iniciativë e re e drejtuar nga Ermal Hasimja, e cila synon të kanalizojë energjitë e opozitës në një front të vetëm përballë qeverisë.

Në një konferencë për shtyp, Hasimja deklaroi se iniciativa do të nisë së shpejti takimet me partitë politike opozitare, pa dallime ideologjike. Sipas tij, fragmentarizimi i opozitës ka dobësuar ndikimin e saj politik dhe ka çuar në shpërdorimin e energjive opozitare.

“Energjitë e shpërndara duhet të bashkohen,” u shpreh Hasimja, duke përjashtuar mundësinë që kjo nismë të shndërrohet në një parti politike.

Ai theksoi se qëllimi i vetëm i Forumit është bashkimi i forcave opozitare dhe krijimi i një hapësire bashkëpunimi mes partive, organizatave dhe individëve me peshë elektorale. Tryeza, sipas tij, do të jetë e hapur për të gjithë aktorët që synojnë forcimin e opozitës dhe ndërtimin e një qëndrimi të përbashkët politik.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme