Politika 26 January 2026, 12:17 Nga VNA

Sistemi i fiskalizimit bie për ditë të tëra, Drejtori i Tatimeve tallet: “Këto ndodhin kudo në botë”

Ndaje në Whatsapp
Sistemi i fiskalizimit bie për ditë të tëra, Drejtori i

Teksa qindra biznese, ekonomistë dhe kontabilistë raportojnë prej më shumë se një jave bllokimin e plotë të sistemit SelfCare për faturat e fiskalizuara dhe deklaratat doganore, Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, ka zgjedhur të reagojë me një dozë të lakmueshme qetësie — dhe një nivel edhe më të lakmueshëm shkëputjeje nga realiteti.

Sistemi i lidhur me e-Albania vijon të mos funksionojë, duke paralizuar raportimet financiare të bizneseve, ndërsa për shumë subjekte platforma rezultonte ende e bllokuar edhe në orët e para të mëngjesit.

Në një konferencë për shtyp, i pyetur për krizën e fiskalizimit, Binaj preferoi të mbajë një ligjëratë optimiste mbi “sistemet nga më të avancuarat”, “zhvillimin e vazhdueshëm” dhe madje edhe përfshirjen e Inteligjencës Artificiale — ndoshta për të justifikuar pse inteligjenca reale mungon.

“Ka momente që sistemet krijojnë probleme. Kjo ndodh kudo në botë,” tha ai, duke i ftuar bizneset të mbledhin të dhënat diku në një sirtar dhe t’i raportojnë “në një kohë të dytë”.

Se kur vjen kjo kohë e dytë, drejtori nuk e di. Ose nuk e tha. Ose mendon se koha është po aq elastike sa përgjegjësia.

Ndërkohë, profesionistë të fushës kanë vërshuar me email-e ankesash drejt institucioneve, duke kërkuar masa urgjente për të garantuar përmbushjen e detyrimeve ligjore — detyrime që shteti vetë ua bën të pamundura.

Në realitet, bizneset përballen me penalitete të mundshme, bllokime procedurash dhe stres administrativ, ndërsa drejtori u sugjeron të ruajnë faturat “për më vonë”, sikur bëhet fjalë për kupona pazari dhe jo për raportime ligjore.

Dhe ndoshta nuk duhet të habitemi. Në fund të fundit, drejtori i Tatimeve nuk është përgjegjës për kolapsin e sistemit, ai thjesht po jeton sipas filozofisë së re të administratës publike:
kur sistemi bie, përgjegjësia është jetime.

Ndoshta dhe nuk ka shumë faj. Kur mendon se specializimin e vetëm e ka me “fondet” e kompanisë së famshme VEFA, pse mos ta përdorë logjikën e Spiropalit kur biznesi është në kolaps dhe arroganca mbetet forma e vetme e komunikimit me publikun.

Video

Vila e fshehur e Belinda Ballukut në Palasë/ SPAK: Arbër Abazi financoi punimet, bashkëjetuesja e tij i mbikëqyrte.

SPAK zbardh emailet për vilën e fshehur të Ballukut/ Punonjësit e Samir Manes ngritën alarmin: Pse prona e Igli Tares po i dorëzohej Lorela Reçit?

Ilir Beqaj shfaqet në GJKKO për herë të parë që prej zbutjes së masës së sigurisë.

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, paraqitet në SPAK, i shoqëruar nga avokati i tij.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme