Sociale 22 Shtator 2025, 21:29 Nga VNA

Alban Çakalli, fermeri që po kultivon lloje të harruara të farave autoktone

Ndaje në Whatsapp

Alban Çakalli, fermeri që po kultivon lloje të harruara të

Fermeri Alban Çakalli, në tokat e tij në Kurbin, po kthehet në një kultivues të farave autoktone me qëllim që ato të përdoren për konsum në tavolinat e agroturizmeve.

Zoti Çakalli jo vetëm që po bëhet një “bankë” aktive e kultivarëve vendas, po gjithashtu po përdor metoda tradicionale të kultivimit.

Në një interviste për “Monitor”, ai shpjegon përfitimet që vijnë nga kultivimet e varieteteve autoktone.

Ju jeni angazhuar në kultivimin e farërave të vjetra autoktone. Na shpjegoni pak më shumë, çfarë po bëni saktësisht?

Aktualisht, po merrem me mbledhjen, ruajtjen dhe kultivimin e varieteteve autoktone të perimeve, kryesisht domate, speca, misër, fasule dhe pjepër.

Synimi im është të ruaj këtë trashëgimi të rrezikuar nga zhdukja dhe t’u jap jetë sërish varieteteve që kanë ushqyer breza të tërë shqiptarësh, por që sot janë zëvendësuar nga fara të huaja hibride dhe industriale.

Po punoj edhe me seleksionimin për të përmirësuar linjat më të mira, pa e ndryshuar identitetin e tyre origjinal. Farat e këtyre kultivarëve do të paketohen dhe certifikohen nga Enti Shtetëror i Farave dhe Fidanëve.

Pjesa më e madhe e farërave janë marrë nga Instituti i Resurseve Gjenetike, një bankë gjenetike unike në Europë, pasi ruan fara të pamanipuluara, të mbledhura shumë vite më parë në fshatra të ndryshme të Shqipërisë.

Alban Çakalli, fermeri që po kultivon lloje të harruara të

 

Ku qëndron vlera e këtyre dhe çfarë të ardhmeje mund të ketë rikthimi i tyre?

Vlera e këtyre varieteteve është e shumëfishtë, ushqimore, kulturore, agronomike dhe ekonomike. Janë më të pasura në shije, më të përshtatura me klimën dhe tokën e zonës dhe shpeshherë më të qëndrueshme ndaj kushteve ekstreme, si thatësira apo sëmundjet lokale.

Rikthimi i tyre nuk është thjesht një akt nostalgjik, është një formë qëndrese ndaj bujqësisë industriale dhe një mënyrë konkrete për të mbrojtur biodiversitetin bujqësor.

E ardhmja e tyre qëndron në bujqësinë artizanale, gastronominë cilësore dhe turizmin agro-kulturor, ku autenticiteti dhe shija kanë vlerë të veçantë.

Këta kultivarë janë krijim i bujkut dhe i tokës shqiptare, ata përfaqësojnë një trashëgimi të gjallë dhe janë pjesa më e rëndësishme e identitetit tonë kulturor dhe bujqësor.

Alban Çakalli, fermeri që po kultivon lloje të harruara të

A mund të na përshkruani ndryshimin në shije, aromë dhe pamje midis një produkti nga farat tuaja dhe një produkti hibrid nga tregu i zakonshëm?

Domatja autoktone, për shembull, ka një shije më të thellë, herë më të ëmbël, herë më të athët, gjithçka varet nga varieteti, por gjithmonë me karakter të veçantë.

Ka aromë të fortë, lëkurë më të butë dhe ngjyrë më natyrale.

Ndryshe nga domatet hibride, të cilat mund të duken të përsosura, por shpesh janë pa shije dhe pa aromë. Domatet vendase janë shumë herë më të asimilueshme nga organizmi, më të lehta për t’u tretur dhe më të pasura në vlera ushqyese.

Farat hibride janë krijuar për të pasur rendiment të lartë dhe rezistencë ndaj transportit apo sëmundjeve, por kjo shpesh vjen në dëm të shijes dhe autenticitetit.

 Cilat janë disa nga varietetet më të veçanta që po kultivoni? Çfarë emrash tradicionalë mbajnë?

Shumica e kultivarëve mbajnë emrat e vendeve ku janë mbledhur, duke reflektuar origjinën dhe lidhjen me zonën përkatëse.

Kemi, për shembull, domaten e verdhë të Korçës, domaten “Sereke”, domaten e Lezhës, të Shalës, të Tiranës, domaten “Rozë e Kukësit” dhe “Mollagjesh”.

Nga specat, kultivojmë specin “Kapi vendi”, specin e Laknasit dhe atë të Gjoricës.

Ndër patëllxhanët kemi varietete si “Ajdin Sihaj”, “Oblika e Shkodrës”, “Sukthi”, “Zall Herri” dhe nga fshati i Pacomit.

Ndër varietetet e shalqirit kemi “Kavajotin”, “Shalqirin e verdhë të Kosovës” dhe linjën autoktone KS-74.

Kultivojmë gjithashtu sallatën “Bazi”, pjeprin e Kallmit, “Qarresin e Tiranës”, etj.

Përveç shijes, çfarë cilësish të tjera i bëjnë këto bimë të veçanta? A janë më rezistente ndaj thatësirës, sëmundjeve lokale apo përshtaten më mirë me tokën dhe klimën e zonës?

Po, shumë prej tyre janë më të përshtatura për kushtet tona. Për shembull, disa varietete domatesh të zonave të thata kanë rrënjë të thella dhe duan më pak ujë. Misri autokton është më rezistent ndaj lagështisë.

Këto cilësi janë rezultat i përshtatjes për shumë breza me klimën dhe nuk arrihen lehtë me fara industriale të standardizuara.

Alban Çakalli, fermeri që po kultivon lloje të harruara të

A ka ndonjë sekret apo teknikë të vjetër kultivimi që përdorni, të cilën e keni mësuar nga të parët tuaj dhe që po rrezikon të harrohet?

Po, ka disa teknika të vjetra që për fat të keq janë harruar, por që unë i përdor ende.

Një prej tyre është mbjellja direkte e farës në tokë, pa fidan. Kjo metodë i jep bimës liri dhe fuqi që nga fillimi, duke ndërtuar një sistem rrënjor më të thellë dhe më të fortë.

Si rezultat, bima bëhet më rezistente dhe prodhon fara më të shëndetshme, që ruajnë më mirë karakteristikat e paraardhëses.

Një tjetër praktikë e vjetër është qarkullimi bujqësor i kulturave, rotacioni i tyre nga një vit në tjetrin, për të shmangur shterimin e tokës dhe për të mbajtur gjallë mikroflorën e dobishme.

Përdor edhe plehërimin me pleh organik nga kafshë të racave vendase, që është më i përshtatshëm për tokën tonë.

Nisma për rijetëzimin e farave vendase ka ardhur edhe si përgjigje ndaj kërkesës në rritje nga pikat agroturistike në vend. Kjo nismë është mbështetur nga një sërë institucionesh dhe organizatash, të cilat kanë ndihmuar që projekti të marrë formën e duhur.

U jam thellësisht mirënjohës Institutit të Resurseve Gjenetike, Universitetit Bujqësor të Tiranës, GIZ Albania, prof. Sokrat Janit, Valbona Hobdarit, Zef Gjetës, si dhe Altin Prengës nga “Mrizi i Zanave”, si dhe Shoqatës së Agroturizmit, e cila ka qenë gjithmonë e gatshme për të përhapur këta kultivarë në rrjetin e agroturizmeve në Shqipëri./Monitor/

 

 

Video

Protestat e fermerëve në Greqi po përshkallëzohen dita-ditës, me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore në mbarë vendin. Ndërsa mobilizimet vazhdojnë të rriten, vëmendja është përqendruar te mbledhja e Komitetit Panhelenik javën e ardhshme, ku pritet të përcaktohet strategjia dhe kërkesat për zgjidhje konkrete. Bllokime të shumta janë regjistruar në Thesali, Greqinë Qendrore dhe Akaia, ndërsa sipas fermerëve, veprime edhe më radikale, si bllokimi i porteve dhe doganave, janë në shqyrtim. Aksi ndërkombëtar Kakavijë–Janinë mbetet i bllokuar, duke lejuar vetëm lëvizje emergjente dhe urgjenca mjekësore. Fermerët deklarojnë se kërkojnë masa urgjente dhe theksojnë se nuk pranojnë dialog formal pa rezultate të prekshme. Nga ana tjetër, qeveria paralajmëron masa të forta ndaj veprimeve agresive dhe përplasjeve me policinë, të cilat janë shfaqur gjatë përpjekjeve për të bllokuar edhe aksesin drejt aeroporteve. https://www.vna.al/rajoni/fermeret-greke-intensifikojne-protestat-bllokime-masive-ne-rruge-dogana-d-i17605

Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së publikoi pamje nga operacioni i ndalimit të një anijeje të lidhur me një kartel trafiku droge, që transportonte rreth 20,000 paund kokainë në Paqësorin Lindor. Në videot e publikuara shihet një snajperist i Rojës Bregdetare që godet motorin e skafit për ta çaktivizuar, duke lejuar më pas që një anije tjetër me forcat speciale të kryejë arrestimin e ekuipazhit. Operacioni tregon koordinimin e forcave amerikane për të parandaluar trafikun ndërkombëtar të drogës.

Këto janë pamjet kur një i moshuar në Durrës ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij me shkop druri. 70-vjeçarja shihet duke ikur me vrap nga shkallët e banesës në lagjen nr. 17, ndërsa i moshuari e ndjek me shkopin në dorë. Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes çiftit, dhe si pasojë e sulmit gruaja pësoi dëmtime të rënda fizike, duke u dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës në Tiranë. https://www.vna.al/kronika/tentoi-te-vriste-bashkeshorten-arrestohet-76-vjecari-ne-durres-i17596

Greqia prej disa ditësh po përballet me një situatë të rënduar atmosferike, e shoqëruar me stuhi dhe reshje të dendura shiu, që kanë shkaktuar përmbytje të gjera në disa zona të vendit. Për shkak të nivelit të lartë të ujërave, qindra banorë janë detyruar të evakuohen, ndërsa shumë banesa dhe biznese ndodhen nën ujë. Situata është më problematike në Farsalë, ku lumi ka dalë nga shtrati duke rrezikuar zonat e banuara, çka ka detyruar autoritetet të ndërhyjnë menjëherë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme