Sociale 22 September 2025, 09:30 Nga VNA

Tirana mbushet me kulla, por popullsia u shtua vetëm me 1.7 mijë banorë në 2024

Ndaje në Whatsapp
Tirana mbushet me kulla, por popullsia u shtua vetëm me 1.7 mijë

Vit pas viti Kryeqyteti po e humbet rolin e vet si qendër graviteti për popullsinë e qarqeve të tjera. Rimet e rritjes së popullsisë në Tiranë po bien vit pas viti, teksa emigrimi i trurit është në rritje.

Në 1 janar 2025 popullsia e qarkut të Tiranës arriti në 759,981 banorë ose 1,766 më shumë se në 1 janar 2024. Kjo rritje është shumë larg shtesës gati prej rreth 18 mijë banorësh të rinj në vitin 2015.

Teksa rritja e popullsisë së Tiranës po shteron, ndërtimet nga ana tjetër kanë pësuar rritje jo të zakontë. Në 2024, sipërfaqja e lejeve të ndërtimit arriti një nivel rekord prej mbi 1.9 milionë metra katror. Kjo është sipërfaqja më e lartë e dhënë ndonjëherë për ndërtim për kryeqytetin, të paktën që nga viti 2005, kur INSTAT raporton të dhënat për Tiranën.

Edhe gjatë pjesës së parë të këtij viti, Këshilli Kombetar i Territorit dhe Ujit (KKTU) ka dhënë leje të shumta për kulla e komplekse në Tiranë, që nuk janë reflektuar ende në të dhënat zyrtare të INSTAT. Ky i fundit ka raportuar vetëm lejet e dhënat nga Bashkia, që miraton ndërtimet me kate të ulëta.

 

Teksa Tirana po zgjerohet në periferi me komplekse vila dhe komplekse rezidenciale në qendër po ndërtohen kulla të larta. Të dhënat tregojnë se volumi i ndërtimeve po ecën në kah të kundërt me rritjen e popullsisë. Vitet e fundit emigracioni nga kryeqyteti për jashtë vendit është rritur nga kostot më të larta të jetesës. Gjithnjë e më shumë persona të arsimuar po largohen nga Tirana për karrierë në vende e tjera dhe për arsim më të mirë për fëmijët.

Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2025 u tkurr me mbi 27 mijë persona në krahasim me 1 janar 2024. Rënia ishte e fortë në qarqe si Elbasani, Korça, Lezha dhe Dibra që kanë tkurrje me mijëra banorë brenda një viti. Edhe Vlora ka vijuar trendin në rënie, duke kaluar nga 145 mijë banorë në vitin 2024 në rreth 144 mijë këtë vit.

Rënia më e fortë është regjistruar në qarkun Elbasan, ku popullsia ka zbritur nga mbi 231 mijë në 226 mijë, ndërsa Korça ka humbur mbi 3 mijë banorë. Kukësi dhe Gjirokastra shfaqin gjithashtu një tendencë tkurrje.

Në kontrast me këtë trend, Tirana ka regjistruar një rritje të papërfillshme, ky ndryshim prej më pak se 2 mijë banorësh e lë popullsinë e kryeqytetit pothuajse të pandryshuar, pavarësisht faktit se ndërtimet e reja janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit.

Ekspertët e pasurive të paluajtshme pohojnë se një faktor që ka nxitur blerjet në kryeqytet mbeten dhe emigrantët, apo dhe të huajt, që blejnë për qëllime investimi./Monitor.al

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme