Sociale 21 September 2025, 17:17 Nga VNA

Veshjet tradicionale shqiptare për herë të parë në Oktoberfest

Ndaje në Whatsapp
Veshjet tradicionale shqiptare për herë të parë në

 Një moment historik u shënua sot në zemër të Bavarisë, gjatë festës më të madhe popullore në botë, Oktoberfest, e cila zhvillohet që prej vitit 1810. Për herë të parë në historinë e saj, veshjet dhe kultura tradicionale shqiptare u prezantuan në paradën madhështore të Trachten- und Schützenzug, një nga aktivitetet më të rëndësishme të festivalit.

Rreth 9,000 pjesëmarrës nga shoqatat e kostumeve tradicionale të Bavarisë dhe të gjithë Evropës morën pjesë në këtë paradë unike, e cila përfshin mbi 60 grupe me kostume historike dhe folklorike. Në mesin e tyre, Shqipëria dhe Kosova u bënë pjesë për herë të parë, duke sjellë ngjyrat, trashëgiminë dhe simbolikën e pasur të veshjeve shqiptare.

Kjo arritje e veçantë u bë e mundur falë përkushtimit të Shoqatës “Iliria München”, e cila prej 25 vitesh ka kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në Bavari. Me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, një grup përfaqësues prej 40 anëtarësh parakaloi krenar me veshje tradicionale nga të gjitha trevat shqiptare, të udhëhequr nga Xhubleta – veshja e grave shqiptare, e cila përfaqëson një trashëgimi 4000-vjeçare dhe është njohur nga UNESCO si simbol i reziliencës dhe identitetit shqiptar ndër shekuj.

Në këtë parakalim madhështor, flamurin e Shqipërisë e mbajti Konsullja e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Mynih, e veshur me kostumin tradicional të grave të Jugut, ndërsa flamurin e Kosovës e mbajti Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës.

Parada, e cila përshkoi 7 kilometra në rrugët kryesore të Mynihut, u ndoq nga rreth 6 milionë vizitorë nga e gjithë bota dhe u transmetua drejtpërdrejt në mediat televizive, duke i dhënë një jehonë të madhe kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare. Ky prezantim përfaqëson jo vetëm një arritje të diasporës shqiptare në Gjermani, por edhe një dëshmi të qartë të vlerësimit dhe respektit për trashëgiminë tonë kombëtare.

 


Falënderime të përzemërta i shkojnë Shoqatës “Iliria München” dhe të gjithë të rinjve e të rejave pjesëmarrës, të cilët me krenari dhe dinjitet mbajtën veshjet tona tradicionale, duke e ngritur lart kulturën shqiptare në këtë ngjarje botërore.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme