Sociale 22 September 2025, 15:04 Nga VNA

Turbulenca të forta në një fluturim të Ryanair/ 2 stjuardë të plagosur, njëri u përplas në tavanin e kabinës

Ndaje në Whatsapp
Turbulenca të forta në një fluturim të Ryanair/ 2

Në një fluturim të Ryanair drejt Ishujve Balearik janë regjistruar momente paniku, pasi aeroplani u përfshi nga një turbulencë e fortë që plagosi dy anëtarë të ekuipazhit. Avioni, me rreth 180 pasagjerë në bord, ishte nisur nga Vitoria (Spanjë) për në Palma de Majorka. Gjatë afrimit për ulje në aeroportin Son Sant Joan, kushtet e këqija të motit me stuhi dhe reshje të dendura shiu shkaktuan lëkundje të forta të mjetit fluturues.

Në atë moment, stjuardët po bënin kontrollet e zakonshme të sigurisë. Njëri prej tyre u ngrit nga toka dhe u përplas në tavanin e kabinës, ndërsa një tjetër u rrëzua pasi u godit nga karroca e kateringut.

Në pistë prisnin ambulancat, të cilat ndërhynë menjëherë. Pasagjerët u evakuuan pas disa minutash, ndërsa dy të plagosurit mbetën me dëmtime të konsiderueshme, të përshkruara si “të rënda”.

Nuk është hera e parë që Ryanair përballet me incidente të ngjashme. Në qershor, një fluturim Berlin–Milano u detyrua të ulej emergjentisht në Gjermani, ku u plagosën nëntë persona, mes tyre edhe një fëmijë.

Agjencia Evropiane për Sigurinë e Aviacionit ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa kompania Ryanair ka shprehur keqardhjen dhe ka deklaruar se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme