Sociale 22 September 2025, 11:45 Nga VNA

Projektligji për gjininë, Komuniteti Mysliman Shqiptar kundër : Rrezikon traditën, familjen dhe moralin shoqëror

Ndaje në Whatsapp
Projektligji për gjininë, Komuniteti Mysliman Shqiptar kundër :

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH) ka reaguar publikisht kundër projektligjit për gjininë gjithëpërfshirëse, duke shprehur shqetësimin se ai bie ndesh me vlerat fetare, natyrën biologjike dhe traditat shoqërore të vendit.

Në një deklaratë zyrtare, KMSH thekson se nuk është përfshirë apo konsultuar në hartimin e këtij projektligji dhe se njoftimi për të është marrë vetëm përmes email-it dhe mediave online.

“Këto ndryshime nuk marrin parasysh traditën, natyrën biologjike dhe moralin shoqëror, dhe në vend që të sjellin zgjidhje, krijojnë më shumë probleme,” thuhet në deklaratë.

KMSH shprehet kundër përfshirjes së termit “gjithëpërfshirës” në përkufizimin ligjor të gjinisë, duke e konsideruar atë si një nocion të paqartë që mund të sjellë konfuzion në zbatimin praktik të ligjit dhe të cenojë strukturën shoqërore.

Gjinia sipas Islamit: Mashkull dhe femër

Duke iu referuar teksteve të Kuranit, Komuniteti Mysliman thekson se sipas fesë islame, gjinia është një kategori e përcaktuar nga Zoti në dy forma: mashkull dhe femër. Ajetet e përmendura në deklaratë përforcojnë idenë se çdo përpjekje për të shtuar apo shpikur identitete të tjera gjinore konsiderohet si një devijim nga e vërteta e krijimit.

Rrezik për institucionin e familjes

KMSH shpreh gjithashtu shqetësimin se një përkufizim i tillë i gjinisë mund të ketë pasoja të rënda për institucionin e familjes, i cili, sipas tyre, është ndërtuar mbi bashkimin natyror të burrit dhe gruas.

“Dhënia e statusit juridik nocioneve të paqarta gjinore mund të çojë në keqinterpretim në arsim, në punësim dhe në jetën shoqërore,” thuhet më tej në deklaratë.

Kërkohet përfshirje më e madhe e institucioneve fetare

Komuniteti Mysliman thekson rëndësinë që institucionet fetare të kenë një rol më aktiv në konsultimet për çështje sociale me ndikim të gjerë, sidomos kur bëhet fjalë për vlera si familja, morali dhe rendi shoqëror.

“Nuk mund të hartohen ligje për çështje të tilla delikate pa marrë në konsideratë dimensionin shpirtëror dhe kulturor që përfaqësojnë institucionet fetare,” përfundon deklarata.

 

 

 

 

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme