Politika 1 September 2025, 13:21 Nga VNA

Biznesmeni Tom Doshi nuk paguan faturat e ujit të PSD, UKT e paralajmëron

Ndaje në Whatsapp

Biznesmeni Tom Doshi nuk paguan faturat e ujit të PSD, UKT e

Ndonëse është një nga biznesmenët më të mëdhenj në vend, por Tom Doshi nuk paguan rregullisht faturat e ujit të selisë së partisë që drejton. Të paktën këtë tregon shkresa e ujësjellësit të Tiranës, të cilët i janë drejtuar me shkresë zyrtare PSD-së dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

UKT shprehet se PSD rezulton debitor për moslikuidimin e kamatës vonesave dhe faturave të ujit.

“Detyrimi i papaguar është 336,819.40 lekë, ku përfshihet principal 306,180 lekë dhe kamatë vonese 30,639.40 lekë”, bën me dije UKT.

Më tej theksohet se nëse ky detyrim nuk paguhet brenda 30 ditësh, UKT mund të ndërmarrë masa administrative, përfshirë ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe procedura për mbledhjen e detyrimit sipas ligjit.

Biznesmeni Tom Doshi nuk paguan faturat e ujit të PSD, UKT e

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme