Politika 31 Gusht 2025, 21:58 Nga VNA

Ivi Kaso vërtet mendon që Berisha është “non fajtor” për superhumbjen, apo synon kreun e grupit parlamentar?

Ndaje në Whatsapp
Ivi Kaso vërtet mendon që Berisha është “non

Për të kuptuar realisht rezultatin zhgënjyes të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit, nuk ka nevojë për sondazhe apo analiza komplekse, mjafton të dëgjosh deklaratat publike të përfaqësuesve të saj, të cilët duket se janë përfshirë në një garë të ethshme për t’i shërbyer sa më shumë kryetarit. Në vend që të kërkojnë një analizë të sinqertë dhe të thelluar mbi arsyet e humbjes, zgjidhet rruga më e lehtë, amnistimi i Berishës dhe heshtja për problemet reale që kanë larguar qytetarët nga kjo forcë politike.

Rasti i fundit është ai i deputetit të zgjedhur Ivi Kaso, i cili foli për një nevojë të analizës së brendshme në PD, por me një kusht të qartë, mosprekjen e Sali Berishës.

“Kjo analizë është koha të fillojë nga lart-poshtë, pra që nga vlerësimi i performancës së Kryesisë së Partisë Demokratike, me drejtuesit politikë, sekretarët e saj, hierarkinë e lartë ekzekutive, për të kaluar më tej tek vlerësimi i punës së secilit anëtar të Këshillit Kombëtar, më pas të kalojë në vlerësim performance në nivel degësh, grup seksionesh, duke shkuar deri tek seksioni më i fundit. Pej saj duhet të amnistohet vetëm kryetari i PD, Sali Berisha, i cili, në bindjen time ka punuar më shumë se të gjithë”, tha Kaso.

Pra, e thënë me fjalë më të thjeshta, kërkohet një analizë vetëm sa për të thënë që partia po reflekton. Sepse një analizë e ndershme nuk mund të përjashtojë askënd, aq më pak figurën kryesore që udhëhoqi fushatën, zgjodhi ekipin dhe strategjinë, dhe që në fund humbi.

Nëse i qëndrojmë fakteve dhe realiteit, nuk ka shumë dyshime se përgjegjësia kryesore për rezultatin katastrofik bie pikërisht mbi Sali Berishën. Në rastin më të mirë, është ai që zgjodhi qasjen dhe njerëzit që e shoqëruan në këtë garë dhe humbi. Dhe në rastin më të keq, shqiptarët, madje dhe vetë demokratët e verbuar pas tij, e dinë tashmë se koha politike e Berishës ka perënduar. Çdo përpjekje për ta mbajtur atë në krye, përmes mekanizmave të brendshëm që e izolojnë partinë nga realiteti, është në fakt një dëshmi e rrënimit të mëtejshëm të Partisë Demokratike.

Edhe sikur nesër Berisha të pastrohet nga “non grata”, janë mëkatet e mbipushtetit që ka pasur në karrirën e tij politike, që nuk ngjallin më shpresë tek shqiptarët. Përjashtimi i tij nga analiza e superhumbjes është njësoj si të thuash që, një skuadër humbet radhazi për faj të tifozëve, dhe trajneri përjashtohet nga përgjegjësia.

Në këtë rast, më mirë për Kason do ishte që mos të fliste fare për analizën sesa të dilte me një propozim që, në thelb, tregon hipokrizi dhe e bën të pabesueshëm në publik. Megjithatë, ndodhemi në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar dhe në PD ka nisur gara për drejtimin e grupit parlamentar. Në gara të tilla, servilizmi ndaj kryetarit mbetet ende mënyra më efikase për të avancuar në karrierë.

 

Video

Dikur ishim para Gjermanisë. Tani jemi para gjithë Europës

Tom Doshi pas daljes nga SPAK: Siç ka thënë dhe Erioni, kolegët të pyesin për çdo gjë.

Tom Doshi mbërrin në SPAK.

Krahu Lindor i Shtëpisë së Bardhë po shembet për t’i hapur rrugë ndërtimit të një salle luksoze ballosh, një projekt me vlerë 250 milionë dollarë i prezantuar nga Presidenti Donald Trump. Megjithëse u premtua se struktura historike nuk do të prekej, punimet kanë nisur me shkatërrimin e pjesës lindore që daton nga viti 1902. Projekti përfshin një sallë prej 25,000 metrash katrorë me dizajn të frymëzuar nga resorti Mar-a-Lago, me llambadarë kristali, kolona të praruara dhe zbukurime ari. Salla do të përdoret për darka shtetërore dhe ngjarje zyrtare, me një kapacitet prej 1,000 personash dhe dritare antiplumb. Ajo pritet të financohet kryesisht nga donatorë privatë, përfshirë kompani të mëdha teknologjike dhe të mbrojtjes. Në një moment simbolik, Donald Trump hapi perdet e arta për të zbuluar vendin e ndërtimit dhe shpalli nisjen zyrtare të shembjes. Ai deklaroi se kjo do të jetë “salla e vallëzimit më e bukur ndonjëherë” dhe përmendi plane për një hark përballë Varrezave të Arlingtonit, nëse mbeten fonde. Dëshira për një sallë të tillë daton që nga viti 2010, kur ai shprehu pakënaqësinë për ambientet ekzistuese të darkave shtetërore në kohën e Presidentit Obama.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme