Politika 31 August 2025, 19:55 Nga VNA

Ivi Kaso: PD të shkojë në parlament dhe Berisha të amnistohet nga analiza e zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
Ivi Kaso: PD të shkojë në parlament dhe Berisha të

Deputeti i zgjedhur Ivi Kaso shpjegon se në ditët e para të shtatorit, Kryesia e PD, Këshilli Kombëtar dhe një grup deputetësh, duke përfshirë edhe Kason, kanë propozuar mbajtjen e një Kuvendi Kombëtar në një kohë të afërt. Ky Kuvend do të përcaktojë piketat kryesore të aksionit politik të partisë dhe do të marrë vendime të rëndësishme për strategjinë e opozitës.

Brenda partisë, të vjetrit mbeten pro rrugëve radikale, ndërsa të rinjtë, që presin të ulen për herë të parë në karrigen e deputetit, preferojnë të luftojnë brenda institucioneve, duke përdorur mekanizmat formalë politikë.

Kaso thekson se një nga çështjet kryesore që duhet të trajtohet është edhe amnistia e Berishës nga analiza e zgjedhjeve, një vendim që lidhet drejtpërdrejt me mënyrën se si PD do të angazhohet në parlament dhe si do të organizojë aksionin e saj politik.

Dilema mbetet: PD të hyjë në parlament dhe të përdorë institucionet për të realizuar ndryshime, ose të vazhdojë me mosnjohjen e tyre, duke mbajtur opozitën jashtë sistemit. Ky vendim, sipas Kasos, do të përcaktojë jo vetëm aksionin e partisë në muajt e ardhshëm, por edhe mënyrën se si opozita do të përballet me institucionet e vendit.

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme