Politika 1 September 2025, 10:53 Nga VNA

"U torturua për 4 orë" Berisha: Daniel Shima kërcënohej nga Edi Rama

Ndaje në Whatsapp
"U torturua për 4 orë" Berisha: Daniel Shima

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sërish rastin e Daniel Shimës, ish-zëvendësdrejtor i AKSH-së, i cili u zhduk për disa orë pas një mesazhi që i dërgoi partneres, duke i thënë se “po më arrestojnë”.

Sipas Berishës, Shima është kërcënuar dhe keqtrajtuar nga Edi Rama. Ai deklaroi gjithashtu se “AKSH-i është shpallur botërisht si kopshti personal i Ramës, bashkëshortes së tij dhe baxhanakut të tij. Dokumentet dhe bisedat e publikuara tregojnë se Gerond Meçe vepronte si padron i AKSH-së dhe ABS është kompania e baxhanakut, ndërsa Shima është i kërcënuar për t’i shërbyer këtij sistemi”.

Berisha: 

Daniel Shima ishte zv drejtori i AKSHI-t nga ana teknike, ai ishte njeri i fushës. Ky i dinte të gjitha këto dhe ky i vëzhgonte.

Më thuaj pak, cili zyrtar i lartë është kërcënuar personalisht nga Edi Rama?! Shima është nga më të paktit zyrtare të lartë që është kërcënuar nga Rama. Rama nuk e ka përgënjeshtruar asnjëherë. 

Ky u kërcënua nga Edi Rama. Të themi një gjë, Arben Ahmetaj ka mbi një vit që ka bërë këtë deklaratë për Shimën.  Erdhi këtu ndrikulla, Kaçanaj. Pas disa orësh mesa duket dikush i paraqiti asaj dëshminë e Danjelit. Ajo e shkakroi sepse dinte gjithçka për sipëmarrjen private të Edi Ramës. Danieli në rrugë, i bën mesazh partneres “po më arrestojnë”. Kush të arreston? Të arreston vetëm policia.

Njerëz me uniformë e kapën. Thuhet se këta me uniformë e futën në makinë, e nisën drejt Qytetit Studenti ku shkon në Surrel. Por, ndërruan mendje e kthyen në Elbasan dhe e ndoqën me kamera, dokrra. Si përfundim, Danieli ka dy javë që nuk i ka shkuar asnjëri për të parë se cfarë i ndodhi.

Përvec kësaj qytetari dixhital thotë se Danielin e cuan tek Troplinët. Ata i dhanë ultimatumin, por nuk e torturuan, i thanë po cele gojën ke këtë e ata. Danieli e celi gojën dhe për 4 orë e torturuan, e bënë të vdekur dhe mezi ka mbërritur në shtëpi.

Edi Rama nuk reagon dot, nuk reagon dot Prokuroria. Nuk reagon policia, sepse segmente të saj e organizuar. Ardi Veliu është i aftë të organizojë çdo akti, sepse i përket falangave të ish policisë sekrete të Enver Hoxhës, i stërvitur për krime të shëmtuara.

Video

Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi takimin e tij të parë me kryeministrin e ri të Britanisë së Madhe në bordin e aeroplanmbajtëses HMS Queen Elizabeth, në bazën detare të Portsmouthit. Gjatë bisedës, kryeministri britanik rikonfirmoi mbështetjen për Ukrainën, ndërsa Zelensky ftoi kryeministrin të vizitojë vendin e tij.

Të paktën dy persona humbën jetën pasi një automjet u godit nga një sulm ajror në Deir al-Balah, në qendër të Rripit të Gazës. Sipas raportimeve, sulmi u krye nga forcat izraelite, ndërsa viktimat ishin dy zyrtarë të sigurisë së Hamasit. Ushtria izraelite konfirmoi se kishte në shënjestër një militant të Hamasit.

Një vizitor i pazakontë shkaktoi panik dhe habi në një aeroport të Nju Jorkut, pasi një rakun ra papritur nga tavani i terminalit mbi udhëtarët. Ende mbetet mister se si kafsha përfundoi mbi tavan dhe çfarë po bënte aty. Pas “uljes së detyruar”, rakuni u largua me shpejtësi, duke lënë pas pasagjerë të trembur dhe një episod sa të pazakontë, aq edhe komik. Pamjet janë regjistruar në nëntor 2024, por së fundmi janë bërë virale në rrjetet sociale.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme