Politika 1 September 2025, 10:29 Nga VNA

Berisha në SPAK/ Sulmon Dumanin, Irena Gjokën dhe KLGJ

Ndaje në Whatsapp
Berisha në SPAK/ Sulmon Dumanin, Irena Gjokën dhe KLGJ

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është paraqitur sot në SPAK, në përmbushje të masës “Detyrim paraqitje” të vendosur nga gjykata lidhur me aferën “Partizani”.

Pas daljes nga SPAK, Berisha sulmoi kreun e këtij institucioni, duke e quajtur Altin Troplini, dhe deklaroi se Dumani është “avokat i karteleve qeveritare të drogës”.

“Pas aktit të tij të shëmtuar të fshehjes në xhep dhe të mosekzekutimit të urdhrit të arrestit për Troplinët, gjersa ata u arratisën. Sot dhe përgjithmonë ia do mbetet si Altin Troplini dhe avokatit më kryesor të karteleve qeveritare të drogës, ju jeni dëshmitar se unë kam paraqitur para jush, bashkëpunimin e ngushtë të Taulant Ballës me Suel Çelën, bisedën e tij të famshme telefonike ku i thotë Suel çelës se ne po e arrestojmë kundërshtarët e ty”, tha Berisha

Ai nuk ndaloi me kaq, duke përsëritur edhe akuzat ndaj gjyqtares Irena Gjoka, dhe duke pretenduar se ka qenë e dënuar dhe dëbuar nga Greqia, si dhe duke akuzuar KLGJ-në se e ka mbrojtur.

“Rikujtoj shqiptarët se si Edi Rama, produkti më kriminal në Evropë i George Soros dhe Altin Troplini mbrojnë delinkuenten dhe fytyrën e vërtetë të drejtësisë Irena Gjoka. Me datën 26 tetor, avoketërit e mi, paraqesin kërkesën për dorëheqje dhe konflikt interesi në vitin 1996, por Irena, Kryetarja e gjykatës më speciale të Shqipërisë nuk pranoi dhe iu tha avoketërve se a keni dokument ju për këtë gjë. Në nëntor 2023, KLGJ iu jep avoketërve të mi vendimin për shkarkimin e Irena Gjokës. Por dy javë më pas e njëjta KLGJ me urdhër politik. Në nëntor KLGJ iu thotë deputetëve se s’ka vendimmarrje pasi kishte dhënë dy javë më parë dhe tani thotë nuk ka vendimmarrje për shkarkimin e saj në 96. Në vitin 2023, kërkesën e avoketërve të mi, ajo i përgjigjet nuk pranoj të jap dorëheqje se ka qenë vendim kolegjial. Në 2024, Gazeta greke Ta Nea boton shkrimin se Irena Gjoka është dëbuar nga Greqia." tha Berisha

Video

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme