Sociale 10 June 2024, 11:57 Nga VNA

Skandal/ Rektori i UT dhe Dekania e Juridikut paditen për plagjaturë

Ndaje në Whatsapp
Skandal/ Rektori i UT dhe Dekania e Juridikut paditen për plagjaturë

Ish-Zëvendës-Ministri i Arsimit Taulant Muka ka bërë një kallëzim penal ndaj kryetarit të Senatit Akademik të UT-së, Rektor i UT-së dhe anëtar i Departamentit të së Drejtës Penale pranë Fakultetit të Drejtësisë Artan Hoxha dhe ndaj anëtares së Senatit Akademik të UT-së, Dekane e Fakultetit të Drejtësisë dhe anëtare e Departamentit të së Drejtës Penale pranë Fakultetit të Drejtësisë, Dorina Hoxha.

Sipas Mukës Rektori Artan Hoxha dhe Dekania e Jurdikut, Dorina Hoxha, kanë kryer veprën penale të plagjiaturës në punimet e tyre doktorale ku dhe kanë marrë titujt respektivë “Doktor Shkencash”.

Artan Hoxha në vitin 2009 ka përfunduar studimet doktorale dhe i është akorduar titulli “Doktor Shkencash”, bazuar në temën e doktoraturës së titulluar: “Bashkëpunimi Gjyqësor Ndërkombëtar në fushën Penale” me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Skënder Kaçupi.

Sipas Mukës, Artan Hoxha, ka kopjuar fjalë-për-fjalë, idenë, strukturën, mendimet dhe bibliografinë e Dr. Stănilă, duke e trajtuar si vepër autentike/origjinale të tij, pa e cituar.

Dorina Hoxha në vitin 2013 ka përfunduar studimet doktorale dhe i është akorduar titulli “Doktor Shkencash”, bazuar në temën e doktoraturës së titulluar: “Elementi Kohë dhe Vepra Penale” me udhëheqës shkencor Prof. Dr. Skënder Kaçupi.

Bazuar në kontrollin që i është bërë temës së doktoraturës së znj. Hoxha, konstatoj se disertacioni i zj. Hoxha, bazuar në gjetjet e kopjes sipas Aneksit nr. 1 bashkëlidhur dhe pjesë integrale e këtij kallëzimi, përbën plagjiaturë. Bazuar në ballafaqimin e versionit origjinal dhe versionit plagjaturë referuar Aneksit nr. 1 të këtij relacioni, vërtetohet se versioni plagjaturë është marrë nga një temë doktorature e mbrojtur pranë Università Degli Studi di Napoli Federico II, Facoltà di Giurisprudenza, Dipartimento di Scienze Penalistiche, Criminologiche e Penitenziarie, e titulluar: “La Prescrizione del Reato: Profili di Diritto Sostanziale e Riflessi Processuali”, e mbrojtur nga Dr. Aldo Franceschini, me udhëheqës shkencor Prof. Giuseppe Riçio, në vitin akademik 2007-2008. Gjithashtu, nga ekzaminimi i detajuar, janë gjetur gjurmë plagjature edhe nga një material tjetër, të cilin e kemi inkorporuar në Aneksin nr.1. Kështu, kam konstatuar se materiali tjetër nga ku është bërë kopja është: Giulia Riondato, ““Favor” e suoi limiti nella suçessione di leggi penali nel tempo”, temë doktorature nga Universiteti i Padovas.

znj. Hoxha, sipas gjetjeve të Aneksit nr.1, ka kopjuar fjalë për fjalë, idenë, strukturën, mendimet dhe bibliografinë e Dr. Franceschini dhe pjesërisht Dr. Riondato, duke e trajtuar si vepër autentike/origjinale të saj, pa e cituar apo qenë e autorizuar (elemement i cili nuk është cituar/specifikuar në doktoraturën e publikuar)

Ajo që vihet re është që Artan Hoxha dhe Dorina Hoxha kanë të njëjtin pedagog udhëheqës Prof. Dr. Skënder Kaçupi.

 

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme