Sociale 9 June 2024, 11:39 Nga VNA

Provimet e Maturës, 28 mijë nxënës do të testohen për Gjuhën Shqipe dhe Letërsinë

Ndaje në Whatsapp
Provimet e Maturës, 28 mijë nxënës do të testohen

Të hënën e 10 qershorit, 28 mijë  maturantët do të testohen për njohuritë e tyre në gjuhën Shqipe dhe Letërsi.

Në të gjitha qendrat e provimit, teza hapet në orën 10: 00 dhe për dy orë e gjysmë gjimnazistët do të duhet t’i japin zgjidhje pyetjeve me alternativa dhe zhvillim.

Gjuha Shqipe dhe Letërsia konsiderohet një ndër më të vështirët për nxënësit. Pas përmbylljes së tij, pritet të shpallen notat e testit të Gjuhës së Huaj dhe më 18 qershor do të jetë Matematika, ndërsa  më 24 Qershor do të mbahet provimi i lëndës me zgjedhje.

Video

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

Check-up nën presion, ndërsa Operatori i Sterilizimit nxiton me tenderin 17,7 milionë euro për kitet dhe reagentët. Për katër nga pesë lotet janë shkurtuar afatet e ofertimit, duke ngritur pikëpyetje për konkurrencën dhe kohën që u lihet kompanive për t’u përgatitur. A do të garantojë nxitimi një garë reale dhe të barabartë?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme