Sociale 9 June 2024, 09:52 Nga VNA

Zhvillmi i inteligjencës artificiale ndikon tek tregu i punës

Ndaje në Whatsapp
Zhvillmi i inteligjencës artificiale ndikon tek tregu i punës

Përparimet në fushën e inteligjencës artificiale kanë filluar të ndryshojnë të ardhmen e tregut të punës. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Maxim Adams, shumë njerëz druhen se inteligjenca artificiale do të shkaktojë humbje të vendeve të punës, ndërsa të tjerët shohin një të ardhme më të mirë si rezultat i shfrytëzimit të kësaj teknologjie nga njeriu.

Për më shumë se një shekull, automatizimi ka ndikuar tek vendet e punës në mbarë botën, duke mbyllur vende pune dhe krijuar vende të reja pune njëkohësisht.

Ekspertët po përpiqen të parashikojnë se si zhvillimi i inteligjencës artificiale do të ndikojë tek vendet e punës.

Sanjay Patnaik me Institutin Brookings thotë se inteligjenca artificiale po depërton në fusha që dikur vareshin vetëm nga njeriu.

“Më së shumti rrezikohen vendet e punës të nivelit fillestar. Analistët e marketingut, ndihmës hulumtuesit, analistët e financave. Këto profesione mund të automatizohen krejt lehtësisht, detyra që përsëriten”, thotë për Zërin e Amerikës Sanjay Patnaik me Institutin Brookings.

Disa ekspertë theksojnë mungesën e punonjësve të kualifikuar. Susanne Bieller nga Federata Ndërkombëtare e Robotikës thotë se inteligjenca artificiale po e trajton këtë problem.

“Bëhet fjalë për profesione që po zhduken sepse nuk ofrohen më trajnime. Për shembull profesioni i saldatorit. Për ta kapërcyer këtë problem dhe për të përmbushur nevojat e saldimit ne ofrojmë zgjidhje robotike”.

Abigail Gilbert me Institutin për të Ardhmen e Punës thotë se ka disa gjëra që inteligjenca artificiale thjesht nuk mund t'i bëjë.

“...kërkesa e fortë dhe e vazhdueshme për komunikim, mendim kritik dhe udhëheqje brenda bizneseve. Profesionet që sigurohen nga lëndët e artit dhe shkencave humane mbeten jashtëzakonisht të rëndësishme për tregun e punës”.

Shawn Daly me Universitetin Niagara thotë se inteligjenca artificiale do të vazhdojë të përhapet. Dhe se një mënyrë për të siguruar punësimin është që bëhesh ekspert në AI.

“AI do të zgjerojë aftësitë e atyre që e kuptojnë funksionimin e makinerive. Disa nga ata do të krijojnë metoda unike të punës nga gjeneruesit e imazheve, teksteve, videove dhe programeve”.

Për këtë qëllim, Shtëpia e Bardhë njoftoi planet për të rritur numrin e specialistëve në fushën e inteligjencës artificiale në qeverinë federale me 500 individë deri vitin e ardhshëm.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme