Sociale 6 June 2024, 12:45 Nga VNA

Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa: Taksa e sheshtë prej 9%, është më e mirë për biznesin

Ndaje në Whatsapp
Eksperti i ekonomisë, Selami Xhepa: Taksa e sheshtë prej 9%,

Profesor Selami Xhepa, në një intervistë në RTSH-24, lidhur me diskutimin e programit të Partisë Demokratike, tha se oferta e paraqitur nga PD-ja korrekton dështime serioze të sistemit tonë ekonomik që janë ngjizur në këto 30 vite.

Sipas tij, realizimi i këtij programi është në radhë të parë çështje e një bindje të thellë politike dhe çështje e vendosjes së prioriteteve strategjike që adreson një forcë politike.

Dhe në këtë kuptim, ai tha se e quan një program të realizueshëm.

Eksperti Xhepa shprehu mbështetje për taksën e sheshtë 9%, pasi sipas tij i vjen në ndihmë bizneseve dhe ulë evazionin.

“Taksa e sheshtë nuk është një risi për shqiptarët. Shqipëria për pak vite e ka zbatuar taksën e sheshtë por fatkeqësisht ne ishim vend I fundit i ekonomive në tranzicionin që aplikuam këtë taks por të parët që u tërhoqëm, ndërkohë vendet e tjera vazhdojnë të anëtarësojnë. Për mendimin tim është zbatuar dhe ka qenë me shumë sukses” u shpreh ai.

Së dyti u shpreh Xhepa, ulja e barrës tatimore dhe zgjerimi I sistemit tatimor është një kërkesë e hershme jo vetëm nga praktikat më të mira por dhe nga FMN. Vetëm ky institucion në mënyrë të përsëritur ka kërkuar që baza tatimore të zgjerohet , përjashtimet të eliminohen, dhe kjo krijon mundësi për të bërë politika më të mira dhe të shëndetshme fiskale.

Nga kjo pikëpamje, vazhdon eksperti I ekonomisë, heqim të gjitha përjashtimet tatimore , mos harrojmë që ka shumë sektor të ekonomisë që paguajnë 5% taks, tatim fitimi.

“Kemi sektor që janë përjashtuar fare, kemi përjashtime nga tatimi I vlerës së shtuar. Në qofse ne sistemit ja heqim këto përjashtime dhe ulim barrën tatimore unë mendoj se kjo është një çlirim të ekonomisë duke vendosur një drejtësi tatimore”

Sot kemi një konflikt të madh me profesionet e lira, nënvizoi ai, ku sot paguhen dy nivele taksimi, 15% dhe 25%, duke u bërë dhe niveli më I lartë I taksës që paguhet në Shqipëri.

Sepse edhe të punësuarit, shtoi Xhepa, nivelin më të lartë të taksimit e ka 23% ndërsa profesionet e lira 25%.

“Ky lloj I diferencimit të madh që ka ndodhur midis grupeve të caktuara shoqërore krijon padrejtësi. Ndaj vendosja e taksës proporcionale , pra taksës të sheshtë është një takst progressive. Sepse ai që fiton më shumë do të paguaj më shumë dhe nga kjo pikëpamje vendoset drejtësia tatimore. Në përfundim Profesori i ekonomisë Xhepa e vuri theksin se ky program është i realizueshëm sepse është edhe i testueshëm.

“Së treti, do të thoja që programi korrekton disa dështime serioze të sistemit tonë ekonomik që janë ngjizur në këto 30 vite të tranzicionit. Me këtë dua të them që edhe pse shpesh reformat kanë synuar që të zgjerojnë lirinë ekonomike, kanë synuar që të rrisin konkurrencën e tregut, fatkeqësisht është në natyrën e ekonomisë politike të reformave që sapo krijohet një grup përfituesish, ata bëhen barrierë dhe nuk lejojnë më që reformat të jenë një gjetje në çlirimin e hapësirave për zhvillim dhe sipërmarrje të lirë”, u shpreh ai.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme