Sociale 6 June 2024, 09:52 Nga VNA

Ndërtimi, hotelet, TIK dhe aktivitet financiare tërhoqën pjesën më të madhe të bizneseve të reja më 2023

Ndaje në Whatsapp
Ndërtimi, hotelet, TIK dhe aktivitet financiare tërhoqën

Ekonomia e vendit është duke rritur vit pas viti përqendrimin ndaj sektorëve të ndërtimit dhe të turizmit, të cilët janë duke ofruar më shumë hapësira për biznes.

Të dhënat e INSTAT ne “Regjistrin e ndërmarrjeve 2023” tregojnë se sektorët e ndërtimit, hoteleve, teknologjisë së informacionit dhe aktiviteteve te tjera financiare tërhoqën pjesën më të madhe të ndërmarrjeve të reja që u hapën në vitin 2023.

Vitin e kaluar numri total i bizneseve arriti në mbi 130 mijë, ku 5116 prej tyre ishin të reja të hapura në vitin 2023.

Zgjerimin më të madh në numër e kishte aktiviteti “Punime të specializuara ndërtimi” me 548 biznese të reja ose me një rritje vjetore 18%.

Kjo kategori përfaqësohet nga biznese të vogla që nën-kontraktohen nga ndërtuesit për profile të ndryshme punimesh. Ndërmarrjet e reja në këto aktivitete të ndërtimit zunë 10.7 % të totalit të bizneseve të reja që u hapën më 2023. Në këtë aktivitet u numëruan gjithsej 3527 biznese vitin e kaluar nga 2979 në vitin 2022.

Aktivitetet e akomodimit ishin të dytat për numrin e madh të bizneseve të reja me 512 të tilla më shumë në vitin 2023, me rritje vjetore mbi 23 %. Sektori i akomodimit po zgjerohet me ritme të shpejta vitet e fundit prej zhvillimeve pozitive në turizëm.

Vitin e kaluar numërohen gjithsej 2517 hotele dhe bujtina nga 2005 të tilla më 2022. Bizneset e reja hoteleri zunë 10 % te bizneseve që u hapen rishtas vitin e kaluar.

Shërbimet e teknologjisë u renditen në vendin e tretë për nga tërheqja e bizneseve më 2023. Numri i tyre arriti në 3497 biznese nga 2979 që ishin më 2022 duke u zgjeruar me 449 në një vit. Bizneset e çelura vitin e kaluar në fushën e teknologjisë zunë 8.8 % të ndërmarrjeve të reja të hapura në rang vendi.

Aktivitete të tjera financiare është një fushë tjetër në shërbimet financiare që pati një zgjerim të konsiderueshëm të bizneseve të reja vitin e kaluar. 437 ndërmarrje të reja u çelën në këto aktivitete, duke e çuar numrin total në 1279 nga 842 që ishin në vitin 2022.

Më tej aktivitet e dhënies me qira dhe ato të pasurive të paluajtshme patën zgjerimin më të madh në numër biznesesh vitin e kaluar me rreth 660 më shumë së bashku se në vitin 2022.

Më pas rritja më e madhe e numrit të bizneseve më 2023 ishte për aktivitetet që lidhen me shërbimet, transportin dhe tregtinë.

Tregtia dhe shërbimet kanë numrin më të madh të ndërmarrjeve ndaj totalit. Bizneset me aktivitet tregtar numërojnë 25,6% ndaj totalit të ndërmarrjeve të regjistruara gjatë vitit 2023dhe realizon 40,8% te xhiros totale./B.Hoxha

Marre nga Monitor

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme