Sociale 5 June 2024, 19:36 Nga VNA

Ola Xama: Taksa e sheshtë prej 9%, është taksa më e mirë për biznesin

Ndaje në Whatsapp
Ola Xama: Taksa e sheshtë prej 9%, është taksa më e

Ola Xama për programin e PD: Taksa e sheshtë prej 9%, është taksa më e mirë për biznesin E ftuar në tryezën e Programit Ekonomik të PD-së ishte edhe gazetarja e ekonomisë Ola Xama. Gjatë fjalës së saj Xama u shpreh se sot një ndër problemet e mëdha të ekonomisë është taksa që qeveria vendosi për profesionet e lira, e cila i merr frymën shtresës së mesme dhe e dekurajon ekonominë vendase.

Xama u shpreh se taksa që propozon PD prej 9% është më e mira, sepse ajo “taton njëlloj për të gjithë, shmang evazionin dhe bëhet edhe me eficent për administratën tatimore”.

“Nëse ka sot një problem në Shqipëri, jo vetëm për profesionet e lira që sot kanë taksën më të lartë historike, prej 15 dhe 23%, që përbëjnë edhe shtresën e mesme të popullsisë, por edhe nga komuniteti i biznesit, vendas dhe i huaj, është ndryshimi i shpeshtë i legjislacionit tatimor. Taksa më e mirë është 9%. Nëse ka një model që taton njëlloj për të gjithë, shmang evazionin dhe bëhet edhe me eficent për administratën tatimore është taksa e sheshtë. Është një ide që më plqen dhe ju përgëzoj si Parti Demokratike.” – u shpreh ajo.

Më tej Xama foli edhe për problematikën e ligjeve me porosi, të cilat deformojnë konkurrencën e tregut, duke i kërkuar PD-së ndalimin e ligjeve të tilla.

“Një problem tjetër që unë jam shumë e ndjeshme është pjesa e ligjeve me porosi, e cila nuk ka munguar në Shqipëri përgjatë 30 viteve të fundit. Kontrata koncensionare të miratuara me ligje të veçanta, kemi deformime të aksesit si në leje ndërtimi si në resorte, si në dhënien e tokave publike dhe nëse sot ka një tjetër aferë që po ndodh është dhënia e tokave publike me një euro, është dhënia e tokave publike falas, është hapja e dhjetra kompanive shtetërore që do të merren me menaxhimin e pronave që t’i jepen privatëve dhe miratimi i ligjeve me procedurë të përshpejtuar siç ishte ai i zonave të mbrojtura apo futja e ndryshimeve ligjore në seancat e komisioneve apo në seancat plenare që të ndryshojnë ligjet për dhënien e tokës publike, ku ndërkohë ligji është shumë i përcaktuar për çdo tokë publike që zhvillohet. Sugjeroj që pjesën e konkurrencës së tregut dhe pjesën e ndalimit të ligjeve të tilla, të qepura, t’i keni pjesë kryesore të programit ashtu siç keni edhe taksën e sheshtë.” – vijoi Xama.

Video

Momente tensioni janë regjistruar sot në Vlorë, gjatë protestës kundër ndërtimit të Muzeut Hebraik Shqiptar. Protestuesit kanë tentuar të hyjnë në kantierin ku po zhvillohen punimet, por janë ndaluar nga forcat e policisë. Situata ka sjellë përplasje dhe tension mes efektivëve dhe qytetarëve të mbledhur në protestë.

Vila e Ballukut në Palasë “përtej lejes së ndërtimit”, emaili që zbulon ndryshimet në projektin luksoz të sekuestruar nga SPAK.

Momente paniku janë regjistruar gjatë një fluturimi të Turkish Airlines, pasi avioni është përballur me turbulenca të forta. Lëkundjet e njëpasnjëshme dhe të dhunshme kanë shkaktuar frikë mes pasagjerëve, ndërsa disa prej tyre nuk kanë mundur ta fshehin panikun gjatë momenteve të tensionit. Pamjet nga brenda kabinës tregojnë situatën e krijuar teksa avioni kalonte në zonën e turbulencave. Turbulencat janë një fenomen i zakonshëm gjatë fluturimeve, por kur janë të forta mund të shkaktojnë lëkundje të menjëhershme dhe situata frike mes udhëtarëve.

PS dhe PD përplasen në politikë, por te investimet strategjike interesat duket se bashkohen. Qeveria i jep për 1 euro “Omnix Albania” rreth 9 hektarë tokë shtetërore në Gjirin e Lalëzit. Pas kompanisë dalin emra të lidhur me ish-deputeten socialiste Valentina Leskaj, ish-deputetin demokrat Fation Veizaj dhe Shkëlqim Beshirin. Dhe ky nuk është përfitimi i parë i grupimit në zonë. Kush përfiton dhe çfarë fshihet pas investimit?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme