Sociale 9 Qershor 2024, 11:21 Nga VNA

Gjendet i vdekur në Greqi prezantuesi britanik i BBC

Ndaje në Whatsapp

Prezantuesi i njohur britanik i BBC, Michael Mosley është gjetur i vdekur në Greqi.

Trupi i tij u gjet në det në ishullin Symi.

Ai ishte zhdukur prej të mërkurës së kaluar, kur dhe nisën hetimet nga autoritetet greke.Kërkimet ishin fokusuar pikërisht në këtë ishull.

Policia greke kishte njoftuar ditë më parë se Mosley ishte nisur për një shëtitje në qendër të ishullit dhe pastaj humbi kontaktet me bashkëshorten e tij e cila ngriti alarmin për zhdukjen.

67-vjeçari ishte i njohur për programet, duke përfshirë programin e BBC-së ‘Trust Me’, ‘I’m a Doctor’ dhe paraqitjet në ‘The One Show’ të BBC-së dhe ‘This Morning’ në ITV.

 

Video

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një video të shkatërrimit të një tuneli nëntokësor të Hezbollahut që ishte mbi 140 metra i gjatë. Shkatërrimi ndodhi mëngjesin e së enjtes duke përdorur më shumë se 24 tonë eksplozivë. Tuneli nëntokësor ndodhej në zonën Ras Binda në Libanin jugor.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme