Politika 11 July 2024, 22:31 Nga VNA

Shtetarët në Shqipëri harrojnë të kujtojnë Srebrenicën

Ndaje në Whatsapp
Shtetarët në Shqipëri harrojnë të kujtojnë

11 korriku është dita e përkujtimit të një prej masakrave më të mëdha të botës, siç është ajo e Srebrenicës. Çuditërisht, përveç ministrit të Jashtëm Igli Hasani që ka bërë një postim në facebook, asnjë nga drejtuesit e shtetit nuk e ka përkujtuar këtë ngjarje, që nga presidenti, kryeministri e deri tek drejtuesit e opozitës.

Për këtë masakër nuk ka reaguar as kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili mbron të drejtat e çamëve që dhe ata qenë viktima të një genocidi.

I vetmi shtetar shqiptar që e ka përkujtuar në lartësinë e duhur, është kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili përveçse organizoi konferencë të posaçme ditën e djeshme, sot në Kuvend miratuan edhe një deklaratë mbështetëse për rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Gjenocidi i Srebrenicës është një krim lufte i zbatuar nga ushtria Serbe në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.  Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në 23 maj të këtij viti votoi rezolutën për shpalljen e 11 korrikut si dita ndërkombëtare kur Përkujtohen Viktimat e Gjenocidit në Srebrenicë.

Kjo rezolutë nuk u prit mirë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe nga serbët në tërrësi.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme