Politika 9 Korrik 2024, 19:11 Nga VNA

Ligji për Komisionet Hetimore, Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e opozitës

Ndaje në Whatsapp
Ligji për Komisionet Hetimore, Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht

Gjykata Kushtetuese pranon pjesërisht kërkesën e opozitës për shfuqizimin e disa dispozitave të ligjit "Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”.

Më poshtë njoftimi zyrtar:

Njoftim vendimmarrjeje

Gjykata Kushtetuese, e mbledhur sot më 09.07.2024, mori në shqyrtim çështjen e paraqitur nga 33 deputetë me objekt shfuqizimin e ligjin nr. 106/2023, që ndryshoi disa dispozita të ligjit nr. 8891/2002 “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore”.

 

Gjykata vlerësoi, fillimisht, se për pretendimet për procedurën e miratimit të ligjit nr. 106/2023 kërkuesi nuk ka parashtruar argumente të nivelit kushtetues. Asnjë nga shkeljet procedurale të pretenduara nuk është argumentuar në drejtim të cenimit të normave kushtetuese. Për më tepër, mungesa e shqyrtimit të nismave të dy deputetëve të tjerë nuk është provuar të ketëprekur pajtueshmërinë e ligjit të kundërshtuar me Kushtetutën.

 

Në lidhje me themelin e çështjes, Gjykata vendosi pranimin pjesërisht të kërkesës, si më poshtë:

 

1. Njëzëri, konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të nenit 4 të ligjit nr. 106/2023, që lidhet me nismën për krijimin e komisionit hetimor, për shkak të boshllëkut ligjor në përmbajtjen e kësaj dispozite. Boshllëku ligjor ka të bëjëme nevojën për “formulime alternative të objektit të hetimit”, siç është shprehur Gjykata në jurisprudencën e saj (vendimi nr. 30/2014), pasi cenon, në thelb, të drejtën e pakicës parlamentare për ngritjen e komisionit hetimor.

Për sa më sipër, Gjykata, pa vënë në diskutim fuqinë detyruese të vendimeve të saj, vëren se, edhe pse gjatë gjykimit u konstatua se kjo dispozitë ka pasur si qëllim të reflektojë jurisprudencën kushtetuese, ky reflektim është i paplotë, për sa kohë janë reflektuar vetëm tre kriteret: i) çështja duhet të ketë të bëjë me funksionin ligjvënës dhe funksione të tjera  të Kuvendit; ii) objekti i hetimit duhet të fokusohet në çështje ose subjekte konkrete; iii) duhet të ekzistojnë të dhëna ose indicie të mjaftueshme për ekzistencën e çështjes për të cilën kërkohet ngritja e komisionit hetimor.

Duke lënë jashtë këtyre kritereve “formulimin alternativ” tëobjektit të hetimit, si një nga elementet që mundëson ngritjen e komisionit hetimor, formulimi aktual i dispozitës ligjore passjell cenimin deri në pamundësinë e ushtrimit tësë drejtës së pakicës parlamentare.

Gjykata theksoi se kontrolli parlamentar është i lidhur me legjitimitetin e drejtpërdrejtë demokratik të Parlamentit dhe nëpërmjet tij merr legjitimitet edhe vetë qeverisja.

 

2. Me shumicë votash, konstatimin e papajtueshmërisë me Kushtetutën të përmbajtjes së nenit 7 të ligjit nr. 106/2023, që parashikon vendimin e ndërmjetëm për marrjen e provave, për shkak të boshllëkut ligjor në përmbajtjen e tij, për sa kohë ky formulim nuk përmban garanci të plota procedurale për të garantuar të drejtën e pakicës parlamentare për kontroll efektiv parlamentar. Marrja e provave nga komisioni hetimor duhet të synojë të sjellë“dritë në errësirë”, në mënyrë që të mundësojë sqarimin e përgjegjësive politike.

Vendimi i ndërmjetëm për refuzimin e provave duhet të jetëpërjashtim nga rregulli i përgjithshëm, sipas të cilit provat e kërkuara nga pakica parlamentare duhet të merren. Vendimi për refuzimin e provave duhet të jetë i arsyetuar në drejtim të shkaqeve. Një vendim refuzimi mund të çojë edhe në lindjen e një mosmarrëveshjeje kompetencash ndërmjet organeve kushtetuese.

 

3. Me shumicë votash, shfuqizimin e nenit 9 të ligjit nr. 106/2023, që ka shtuar pikat 1/2 dhe 2/4 në nenin 16 të ligjit për komisionet hetimore, që lidhen, përkatësisht, me marrjen e lejes nga prokuroria dhe gjykata për pyetjen e dëshmitarëve, si dhe me të drejtën e dëshmitarit për tërefuzuar të dëshmojë.

Gjykata, duke mbajtur në konsideratë se procedura e hetimit parlamentar ndjek qëllime të ndryshme nga ajo e procedimit penal, duke synuar qartësimin e një çështjejepër arsye politike, thekson se ky qëllim përputhet me parimin e ndarjes së pushteteve.  

Për sa më sipër, Gjykata arriti në këtë përfundim për shkak të paqartësisë në formulimin e këtyre parashikimeve ligjore.

Në lidhje me pikën 1/2, Gjykata vlerësoi se formulimi nuk është i qartë në drejtim të parimit të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve, si dhe nevojës për këtë ndërhyrje. Qëllimi i ruajtjes së sekretit hetimor mund të përmbushet nga pyetja e dëshmitarëve me dyer të mbyllura.

Kurse në lidhje me pikën 2/4, Gjykata vëren se ndonëse në thelb duket se i referohet përmbajtjes së nenit 32 të Kushtetutës, lidhur me garantimin e së drejtës kushtetuese për të mos deklaruar kundër vetvetes ose familjes së vet, kjo e drejtë është e zbatueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë jo vetëm nga norma kushtetuese, por garantohet edhe në kuadër të parimit të procesit të rregullt ligjor, sipas përmbajtjes së nenit 3, shkronja “b”, të ligjit nr. 106/2023. Në çdo rast ajo plotësohet edhe nga garancitë që ofron Kodi i Procedurës Penale, i cili është i zbatueshëm në procedurën hetimore të kontrollit parlamentar.

 

4. Me shumicë votash, interpretimin pajtues të nenit 6, pika 3, shkronjat “c” dhe “d”, të ligjit nr. 106/2023, në lidhje me marrjen e provave pa pjesëmarrjen e publikut, pasi konstatoi se kjo dispozitë jep disa rezultate në varësi tëmetodave të interpretimit, ndaj Gjykata përzgjodhi atë rezultat që është i pajtueshëm me normat kushtetuese.

Gjykata vlerëson të theksojë se në trajtimin e pretendimeve dhe prapësimeve mbi këtë dispozitë ballafaqohen e drejta për informim dhe transparencë e organeve të zgjedhura, në kuptim të nenit 23, pika 3, të Kushtetutës, në raport me të drejtat e tjera të njeriut (siç janë ajo e jetës private, personale, jetës, shëndetit etj.). Gjykata arriti në përfundimin se, si rregull, veprimtaria e komisionit hetimor duhet të jetë publike dhe vetëm përjashtimisht ajo mund të zhvillohet me dyer të mbyllura, kur të drejtat e njeriut prevalojnë në raport me të drejtën për informim.  

Përveç sa më sipër, në lidhje me “sekretin tregtar”, sipas shkronjës “c”, Gjykata vlerësoi se në zbatimin e kësaj dispozite duhet të zbatohet përkufizimi i tij sipas legjislacionit në fuqi. Ndërsa në lidhje me “sekretin në interes të shtetit”, sipas shkronjës “d”, Gjykata vlerësoi se ai duhet të interpretohet si çdo e dhënë e parashikuar si informacion i klasifikuar në bazë të ligjit, përfshirë edhe “sekretin hetimor”.  

 

Për sa u përket dispozitave të tjera të ligjit nr. 106/2023 të kundërshtuara nga kërkuesi, Gjykata vlerësoi rrëzimin e tyre si të pabazuara.

 

Video

Veterani i Ushtrisë Amerikane, Anthony Aguilar, dhe ish-agjentja e inteligjencës amerikane, Josie Guilbeau, ndërprenë një seancë konfirmimi në Senat në Uashington, duke dënuar gjenocidin në Gaza dhe duke deklaruar detyrën e tyre kushtetuese. Pas kësaj, ata u shoqëruan jashtë nga Policia e Kapitolit.

Një aksident tragjik ndodhi në Lisbonë, kur tramvaji turistik Gloria doli nga shinat, duke shkaktuar të paktën 15 viktima dhe 20 të plagosur, disa në gjendje kritike. Shkak ishte çarja e një kablli mbështetës që bëri tramvajin të humbë kontrollin dhe të përplaset me një ndërtesë. Autoritetet po vazhdojnë operacionet për shpëtimin e të mbijetuarve dhe hetimet për shkaqet e aksidentit. Presidenti i Portugalisë shprehu ngushëllime për viktimat dhe familjet e tyre.

Gjatë një takimi në Pekin, presidenti rus Vladimir Putin falënderoi Kim Jong Un për mbështetjen në luftën kundër Ukrainës, ndërsa lideri koreanoverior shprehu gatishmëri për të ndihmuar Rusinë. Por pas takimit, vëmendjen e mediave e tërhoqën pamjet ku stafi i Kim-it pastronte me kujdes karrigen, tavolinën dhe largonte gotën e tij, për të eliminuar çdo gjurmë të ADN-së së liderit. Praktika të tilla nuk janë të pazakonta mes liderëve autoritarë. Edhe Putin, gjatë udhëtimeve jashtë vendit, mbledh lëngjet trupore për të ruajtur sekretin e shëndetit të tij.

“Zëri i Hind Rajab”, një dokudramë mbi ngjarjet e janarit 2024, la të përlotur publikun dhe gazetarët gjatë shfaqjes së saj të parë në Festivalin e Filmit në Venecia. Regjisorja franko-tuniziane Kaouther Ben Hania dhe ekipi i saj, të gjithë të veshur në të zeza, nuk i mbajtën dot lotët ndërsa dëgjonin duartrokitjet e gjata, brohoritjet dhe thirrjet “Free Palestine!” në sallën kryesore të festivalit me 1,032 vende. Filmi sjell historinë e Hind Rajab, 5-vjeçares që po përpiqej të shpëtonte nga ushtria izraelite në qytetin e Gazës, së bashku me gjashtë të afërm të saj, kur makina e tyre u qëllua. Ajo ishte e vetmja që mbijetoi, ndërsa telefonatat e saj të dëshpëruara me shërbimin e Kryqit të Kuq të Gjysmëhënës së Kuqe u regjistruan dhe ngjallën indinjatë ndërkombëtare.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme