Politika 9 July 2024, 16:14 Nga VNA

Zoti Veliaj! Në botën e teknologjisë asgjë nuk fshihet e asgjë nuk humb

Ndaje në Whatsapp
Zoti Veliaj! Në botën e teknologjisë asgjë nuk fshihet e

Erion Veliaj gjen çdo rast për të reklamuar atë që bën, por më shumë për t’i bërë reklamë asaj që nuk bën apo fsheh.

Kështu ka ndodhur dhe me instagramin e tij. Rrjetin e preferuar ku Veliaj shfaqet me propagandën e tij duke reklamuar punë që si bën apo servilizmin për shefin e madh. Dhe kur platforma e preferuar me foto, video dhe melodi pa thelb mbyllet Veliaj bezdiset pse media flet për këtë. Sepse normalisht ky nuk është një lajm i prodhuar nga zyrat e tij.

Ka shumë pak ose aspak mundësi që një fabrikë e madhe prodhimi videosh dhe kasetash, që kontrollon FB dhe Instagram nëpërmjet Acromax, që bllokon çdo faqe apo profil që flet kundër tij…. Të na jetë hakeruar. Kush tjetër në Shqipëri ka fuqinë financiare dhe politike të hakerojë një profil që e mirëmbajnë me dhjetra njerëz e me miliona lek? Kush na qenkan ata “iranianë” që mundohen të hakerojnë një faqe që nuk prodhon asgjë më shumë se propagandë dhe që merr veç pëlqime administrate dhe militante?

Erion Veliaj e ka humbur pak toruan muajt e fundit dhe nuk ka pranë më as bashkëpunëtorë që ti kujtojnë se sot hetimet përqëndrohen dhe tek postimet në rrjetet sociale. Tek detaje të publikuara në rrjete sociale që bashkëpunëtorë dhe të ngjashëm me Veliajn që janë pjesë e dosjeve që hetohen nga SPAK. Kjo humbja e toruas dhe video selfie me filtra nuk ja heq dot kryetarit të bashkisë së Tiranës hijen e rëndë që i kanë lënë hetimet për inceneratorin dhe grupin e strukturuar në institucionin që drejton. Ndoshta nuk do ishte keq të përgatistë dhe një video përshëndetëse për “kolegët” e SPAK. Vetëm se ata e kanë të ndaluar të përdorin rrjete sociale, mundet vetëm ti hetojnë kur duan të zbulojnë ca detaje që mund të jenë të dobishme për drejtësinë.

Zoti Veliaj! Në botën e teknologjisë asgjë nuk fshihet e asgjë nuk humb.

Video

Se ne nuk kemi hallin e prindërve po të bëjmë çik propagandë para nisjes së shkollës…

Mbi 100 notarë nga më shumë se 20 vende morën pjesë në “Albania to Corfu Swim 2026”, duke përshkuar rreth 3 kilometra në Detin Jon, nga Ksamili drejt Agios Stefanos në Korfuz. Aktiviteti ka si qëllim mbledhjen e fondeve për mbrojtjen e mjedisit detar.

Një ngjarje e rëndë e regjistruar nga kamerat në një restorant në Ohio tregon momentin kur Matthew Exton, 43 vjeç, ish-avokat dhe ish-prokuror lokal, i drejton armën në kokë ish-gruas së tij dhe tërheq këmbëzën. Arma nuk shkrepi pasi siguresa ishte ende e aktivizuar. Pak çaste më vonë, një kamerier ndërhyri dhe, së bashku me persona të tjerë në lokal, arriti ta neutralizonte. Prokuroria e cilësoi ngjarjen si një tentativë për “ekzekutim publik”. Exton është shpallur fajtor për tentativë vrasjeje dhe akuza të tjera, ndërsa dënimi pritet të jepet më 21 shtator.

Kampi IV në malin Everest po përballet me ndotje mjedisore. Në pamjet e publikuara shihen tenda të braktisura, bombola oksigjeni, kanaçe dhe pajisje të dëmtuara të shpërndara në zonën e kampit. Situata ka bërë që një nga vendet më të larta dhe më të vështira për t’u arritur në botë të ngjajë me një vendgrumbullim mbeturinash. Ndotja në Everest është një problem prej vitesh, ndërsa rritja e numrit të ekspeditave dhe alpinistëve që ngjiten drejt majës ka shtuar edhe sasinë e mbetjeve të lëna në mal.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme